Vrasja e 46-vjeçarit në Fier, policia zbardh krimin: Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën 61-vjeçare të autorit

19/07/2020 10:25
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Patos të Fierit, ku një 46-vjeçar me inicialet P. S. humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Viktima u qëllua me thikë për motive të dobëta nga shtetasi A. S., 31 vjeç, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, ditën e sotme, policia njofton se janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S) dhe G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit.

Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shteasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S)
G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Top Channel