E diel, 27 Dhjetor 2020
20:06
Fushatë me leje/ 3 ditë pas vendimit  për kufizimin e promovimit në publik, kërkesa e parë në KQZ

Drejtësia është e para ministri e cila kërkon autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  për një aktivitet publik në Gjirokastër ku parashikohet  hapja  e një zyre për ndihme juridike falas për gratë, të miturit apo edhe grupet ne nevoje. 

19:59
S’ka entuziazëm për festa/ Sociologët: Njeriu nuk është nënshtruar, do të triumfojë edhe mbi këtë pandemi

Gjatë kësaj fundjave u bë virale një video pikante e realizuar nga Parodistët e Vlorës.

19:55
 Stuhia përfshin Britaninë/ Era shkul pemët, 204 paralajmërime përmbytjesh në ishull

Erëra me shpejtësi mbi 170 km/h janë përplasur mbi Mbretërinë e Bashkuar teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu e rrezik përmbytjesh . Dy paralajmërime për vërshime të befta uji janë dhënë për rajonin e Northamptonshire.

19:52
Rënia e shifrave të Covid/ A kanë ndikuar testet e shpejta, që kanë një marzh gabimi kur rezultojnë negative?

Shifrat e Covid 19  kanë pasur një trend rënie këtë javë në vend, gati të përgjysmuara.

19:47
Vaksina e Oksfordit, “çelësi” i pandemisë/ Drejtuesi i kompanisë farmaceutike Astra Zeneca thotë se ka gjetur “formulën fituese”

Drejtuesi i kompanisë farmaceutike Astra Zenika thotë se ka gjetur formulën fituese për efikasitetin e vaksinës se Oksfordit,  e cila pritet te miratohet të hënën sipas medias dhe te aplikohet javën e ardhshme në Britani.

19:37
Dita V, nis vaksinimi  në Europë/ Të parët, të moshuarit dhe bluzat e bardha. Zyrtarët e BE: Tani është koha për unitet 

Programi i imunizimit masiv kundër koronavirusit ka nisur në të gjithë Europën në atë që është cilësuar si Dita V, ose Dita e Fitores. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor I spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech.

19:20
Greqia hap tjetër për zgjerimin e zonës bregdetare/ Hyn në fuqi Dekreti për mbylljen e gjireve në Jon: Në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Dekreti Presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë bregdetare në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot, me botimin e tij në Fletoren e Qeverisë.

19:19
Video/ Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Pakistaneze, 4 të vdekur

Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua pranë kufirit me Kinën.

19:08
Haradinaj-Stublla: Serbia ka rrezikuar sigurinë e Kosovës, të sanksionohen shkeljet e shtetit serb

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar që si ndërmjetës të dialogut, të dënojnë shtetin serb për shkak të futjes përmes rrugëve ilegale të produkteve farmaceutike të pa verifikuara.

19:05
Partizani ‘thyen’ Kukësin, Teuta dhe Tirana ndahen në paqe

Xhiro e 11-të e Superligës së Shqipërisë është mbyllur me zhvillimin e dy ndeshjeve derbi të cilat filluan në orën 16:45.

18:47
​Britani e Madhe: 30.501 raste të reja dhe 316 viktima nga koronavirusi

Sipas statistikave të qeverisë, 30.501 raste të reja me COVID-19 dhe 316 vdekje të tjera u regjistruan sot në Britaninë e Madhe.

18:39
​Ndahet nga jeta në moshën 24 vjeçare notari i njohur nga Shqipëria

Notari i njohur, Klavio Meca, është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare, ka bërë të ditur Komiteti Olimpikë Kombëtar Shqiptar.

18:35
15 telefonat me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë.

18:28
Mjekët identifikojnë simptoma të çuditshme afatgjate të koronavirusit

Njerëzit të cilët janë shëruar nga virusi korona për një kohë të gjatë kanë raportuar se ata nuhasin erë peshku të pakëndshëm, squfur dhe diçka të ëmbël.

18:24
​Turqi/ 254 të vdekur dhe 14.205 raste të reja me koronavirus

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi u rrit me 254 sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.878, njofton Ministria e Shëndetësisë.

18:21
“E Diell”/ Arjan Konomi në një rrëfim të rrallë për jetën e tij

Analisti Arjan Konomi, ka folur për jetën e tij personale. Ai është rikthyer në televizion pas një shkëputjeje të gjatë dhe ka pasur shumë për të treguar.

18:10
Opozita bjelloruse vazhdon protestat me balona

Demonstruesit e opozitës në Bjellorusi i vazhduan protestat kundër sundimit të Alyaksandr Lukashenkës, duke lëshuar balona të kuqe dhe të bardha në qiell.

18:04
E Diell/ Arjan Konomi tregon se kë pëlqen midis “Për’Puthen” dhe “Big Brother”

Arjan Konomin e njohim si analistin e “Për’Puthen” dhe para shumë viteve si analist në “Big Brother”, dy reality-show shumë të ndjekura. Por kë ndan ai midis të dyve?

18:04
Tetë të vdekur dhe 367 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Në 24 orët e fundit, 367 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1.308 mostra të testuara në Malin e Zi.

17:54
Liban: Digjet një kamp refugjatësh sirianë

Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të shtunën në mbrëmje pas një zënke mes anëtarëve të kampit dhe një familjeje vendase libaneze, njoftoi media shtetërore.

17:49
SHBA: Hetimet për shpërthimin në Nashville përqendrohen tek një 63 vjeçar

Agjentët federalë që po hetojnë mbi shpërthimin e një shtëpie me rrota në Nashville bënë një kontroll të shtunën në një shtëpi në periferi të qytetit në kërkim të të dhënave për incidentin që shkaktoi plagosjen e tre personave në zemër të kryeqytetit të muzikës të Shteteve të Bashkuara Ditën e Krishtlindjes.

17:40
​Në Itali zbulohet një restorant antik i ushqimit të shpejtë

Arkeologët në Pompei, një qytet i zhdukur nga shpërthimi vullkanik në vitin 79 të Erës Sonë, gjetën mbetje të mrekullueshme të një tregtie shumëngjyrëshe të ushqimit të nxehtë dhe pijeve që u ofronte kalimtarëve në atë që është një version i lashtë i ushqimit të tanishëm të shpejtë.

17:39
Moti gjatë ndërrimit të viteve/ Shi edhe në 31 dhjetor, reshjet e dëborës të pakta. Temperaturat do të rriten 

Kjo fundjavë ka qenë me shi. Por si do të jetë java që vjen, si do të bëjë moti datën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, ditën e enjte.

17:31
Dëbora mbulon veriun/ Bulqiza pa energji elektrike, zbardhet Puka dhe Shkodra. Probleme në detin Adriatik

Në veri te vendit nisën reshjet e para të dëbores që kanë sjellë edhe probleme në disa zona.

17:26
Vaksinimi anticovid në Greqi/ Presidentja Sakelaropoulou, personi i tretë që merr dozën e Pfizer-BioNTech

Presidentja greke Katerina Sakelaropoulou është personi i tretë në Greqi që vaksinohet kundër covid-19 në spitalin Evangjelismos të Athinës.

17:23
“Beauty”/ Konkurentët akuzojnë Anxhin për sjellje të keqe ndaj klientes

Sfida e kësaj jave në “Beauty” ishte të trajnonin zonjat që merren me pastrimin e qytetit. Por në studio u krijua debat për mënyrën si Anxhi u soll me kliente.

17:07
​E konfirmon Barcelona: Leo Messi është lënduar

Barcelona ka konfirmuar se fundi se ylli i skuadrës Lionel Messi është lënduar dhe po merr trajtim për rikuperimin e kyçit të këmbës së djathtë.

16:52
18 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1253 testime për koronavirus dhe prej tyre 296 kanë rezultuar pozitivë.

16:40
Italia/ Shoku e ‘la në baltë’! Shqiptari kthehet me dëshirë në burg

ITALI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Italia, ku protagonist është bërë një 43-vjeçar shqiptarë.

16:32
Buxheti për 2021, Gashi: Nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Buxhetin e Kosovës për 2021, pasi që me këtë sipas tij do të votohet edhe për stabilitetin financiar të vendit në kohën kur pritet shpallja e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

16:14
Fotot/ Dëbora sjell problemet e para, raportohet për defekte në zonat veriore! 1500 punonjës të angazhuar

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

16:11
“Për’Puthen”/Sindi tregon çfarë ka përjetuar pasi hyri në emision: Kam humbur 7 kg

Sindi është një ndër konkurentet më të përfolura dhe më të kritikuara negativisht në “Për’Puthen”.

16:07
COVID19/ Rriten infektimet dhe vdekjet, 10 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve me covid-19.

15:54
Çfarë mendon moderatorja e “Për’Puthen 1”, Nevina Shtylla për “Për’Puthen 2”

Nevina Shtylla ka drejtuar së bashku me Ed Manushin sezonin e parë të “Për’Puthen dhe ka një mendim për sezonin e dytë.

15:50
Raporti: Kina do ta kapërcejë SHBA-në, do të bëhet ekonomia më e madhe në botë

Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e madhe në botë, deri në vitin 2028, parashikon një raport i ri.

15:43
Plan spektakolar! Kapet në Peru me 72 kile kokainë, vlonjati i shumëkërkuar (EMRI)/ Si futej droga me polumbarë në anije

Një operacion spektakolar droge, i mirëmenduar në detaje dhe në dukje krejtësisht imagjinatë hollywood-iane, por me një fund “të hidhur”!

15:34
Spanjë, 96-vjeçarja merr vaksinën e parë kundër COVID-19

Araceli, një grua 96-vjeçare, qeshi pasi mori vaksinën e parë në Spanjë kundër COVID-19 në një shtëpi pleqsh në Guadalajara sot në mëngjes.

15:29
 E Diell/ Përshtypjet e para që moderatorët kanë pasur për njëri-tjetrin janë shumë ndryshe nga çfarë mendojnë sot

Pas një sezoni të suksesshëm të rubrikës “N’fermë”, moderatorët e “E Diell” tregojnë ç’mendonin në fillim për njëri-tjetrin dhe pse ndryshuan mendim.

15:08
Heroizëm foshnjarak/ 7-vjeçari hyn mes flakëve, i shpëton jetën motrës

Për Chris dhe Nicole Davidson nga Tenessee, ishte një mbrëmje si të gjithë të tjerat: ata vunë në gjumë tre fëmijët e tyre në orën 8 e 30, e më vonë ranë të flinin edhe vetë.

15:05
​4 të vdekur dhe 215 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.012 mostra të marra, prej të cilëve rezultojnë 215 raste pozitive.

15:01
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

14:51
Sulmuesi i Real Madridit i mori të dashurën, futbollisti serb bie në depresion (FOTO)

Futbollisti serb nga Novi Pazari, Adem Ljajiç po përballet me depresionin.

14:40
2 mijë vjet më vonë/ Zbulim i rrallë në Pompei, arkeologët gjejnë një “fast food”

2 mijë vjet pasi Pompei u shkatërrua nga shpërthimi vullkanik, një zbulim i rrallë është bërë në qytetin e lashtë romak: një dyqan “fast food-i” i asaj kohe termopolium është gjetur i paprekur dhe vitin që vjen, do të hapet për publikun.

14:32
Rruga në kryeqytet merr emrin e ish sportistit Muhamet Malo, Veliaj: Njeriu që i dha kaq shumë sportit dhe mbështeti të rinjtë

Rruga që lidh “Medresenë” me “Unazën” në Tiranë do të mbajë emrin e Muhamet Malos, ish sportist dhe themelues i një prej televizioneve të para në vend, Telesport.

14:28
Graciano Tagani: I vogël jam bullizuar se isha pa baba, tani kam marrëdhenie të mira me babin

Pas rrëfimit të Argjirës për të atin e ndjerë “N’fermë”, Gracioni preket dhe tregon  marrëdhënien me të atin.

14:21
Hyrje-daljet me Greqinë/ Vetëm këto kategori lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, ç’duhet të dini

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, Vilson Dine ka sqaruar se cilat janë kategoritë që do të lejohen të kalojnë në drejtim të shtetit grek.

14:17
Vaksinohet për COVID-19 Kyriakos Mitsotakis: Plotësisht pa dhimbje

Mbas presidentes së vendit Katerina Saqeropoulu, infermieres Aftathias Kambosiuli dhe pensionistit Mihalis Giovanidhis, Kyriakos Mitsotakis është personi i katërt në vend që u vaksinua me vaksinën e te anti covid.

14:05
Kosovë/ Reshjet e borës vështirësojnë lëvizjen në rrugë, 86 aksidente për 24 orë

Reshjet e borës me një intensitet më të lartë kanë rënë mbrëmë në Kosovë. Ndërkohë, edhe pse rrugët janë të kalueshme, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave dhe mundësisë më të madhe të rrëshqitjes.

14:05
Argjira kujton të atin e ndjerë “N’fermë”: Çdo natë më duket se komunikoj me të

E pyetur nga Ervin Kurti për marrëdhënien që ka pasur me bbain, Argjira përlotet dhe tregon ndjesitë e saj.

14:03
Raporti tronditës/ Kina, ekonomia e parë në botë! India “përmbys” Anglinë

Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e madhe në botë, deri në vitin 2028 parashikon një raport i ri.

13:39
(FOTO) Çmendet moti në Britani/ Stuhia shkul pemë e sjell përmbytje

Erëra me shpejtësi mbi 170 km/h janë përplasur mbi Mbretërinë e Bashkuar, teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu e rrezik përmbytjesh.

13:38
Përfundon shtëpia e parë në Bubq me donacionin e Bebe Rexhës, këngëtarja: Një pamje kaq e bukur për t’u parë

Pas një viti nga tërmeti 26 nëntorit, ka përfunduar shtëpia e parë në Bubq, me fondet e mbledhura nga Bebe Rexha.

13:35
Kartolinat e festave nga të famshmit

Fotot familjare të personazheve të famshëm janë traditë tashmë dhe nuk munguan as këtë vit, pavarësisht se po përjetojmë “festa ndryshe”.

13:27
Aksident i rëndë në aksin Berat-Poliçan/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëri mjet përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Polican, në vendin e quajtur “Uznovë e madhe”,  ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

13:19
Si do dukeshin këta 15 VIP-a, nëse do të ishin albinë

Albinizmi nënkupton një gjendje të caktuar gjenetike, që shkakton mungesë të ngjyrës së flokëve, lëkurës apo syve.

13:02
Gjendet një bombë e Luftës II Botërore në Tiranë, FA bëjnë shpërthim të telekomanduar (Video)

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë botërore në Tiranë.

13:01
Pasi festa e Krishtlindjes u anulua, Kourtney Kardashian mblodhi vetëm familjen për të festuar (Fotot)

Pasi bënë një udhëtim në liqenin Tahoe në fillim të këtij muaji dhe treguan të gjitha dekoratat e tyre për pushime, yjet e “Keeping Up with the Kardashians” festuan së bashku festat.

12:51
Humb jetën nga Covid-19, mjeku neuropsikiatër në Elbasan

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në Elbasan.

12:49
​Kurti: Kemi gjasa të bëhemi më shumë se 65 deputetë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, kanë gjasë të bëhen më shumë se 65 deputetë, por shtoi se duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit.

12:28
Binjaket më identike në botë që ndajnë të njëjtin burrë: Duam të mbesin shtatzënë njëkohësisht

‘Binjaket më identikë të botës’ që ndajnë të njëjtin burrë kanë habitur fansat pasi kanë ndarë një fotot të tyre duke pozuar me të njëjtat veshje në Ditën e Krishtlindjes.

12:23
“Ringjallet” Arsenali/ Fiton derbin londinez me Chelsea-n

Arsenali ringjallet dhe kthehet më në fund te fitorja në Premier League pas 8 raundeve.

12:07
Koalicione dhe opsione/ Dritëhijet e zgjedhjeve në Kosovë

Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme mes një krize institucionale dhe një tjetër shëndetësore.

12:07
Qyteti mbulohet nga një kupolë xhami, një tjetër parashikim i “Simpsons” që realizohet?

Seriali i njohur “Simpsons” është i njohur veç të tjerash edhe për një sërë parashikimesh për ngjarje të rëndësishme botërore.

12:05
Traditat e Krishtlindjes në botë qe ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë

Krishtlindja është periudha e traditave, familjes dhe ushqimit të shijshëm, por kjo mund të nënkuptojë elementë të ndryshëm në pjesë të ndryshme të botës. Për shembull, në Afrikën e Jugut, pjata kryesore janë larvat e skuqura, ndërsa në Groenlandë, hanë lëkurë balene dhe zogj deti të thartuar.

11:57
Varianti i ri i Covid-it zbulohet edhe në Suedi/ Zyrtarët e izolojnë menjëherë

Varianti i ri i koronavirusit që po qarkullon në Britani u zbulua edhe në Suedi.

11:57
Fillon vaksinimi në Suedi, vaksina e parë merret nga një grua 91 vjeçe

Vaksina e parë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Suedi iu dha një gruaje 91-vjeçare që jeton në një shtëpi pleqsh.

11:47
Festa “të ndaluara”/ Si do ta presim këtë vit të ri në kushtet e pandemisë

2020-ta ishte krejt ndryshe nga ajo që prisnim dhe dëshironim. Edhe pse atmosfera e festave me dekorimet ndihet në kryeqytet që tregon se ky vit po largohet për të mirëpritur me padurim vitin e ri, rrugët janë bosh si pasojë e covid 19.

11:34
Drogë nga Spanja në Itali/ Goditet grupi kriminal, 5 shqiptarë në pranga! Pamje nga operacioni policor

Pesë persona me origjinë shqiptare dhe një shtetas spanjoll kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës, si pjesëtarë të një organizatë kriminale me qendër në Malaga dhe Granada.

11:28
Kinë, së paku 7 të vrarë në një sulm me thikë

Të paktën shtatë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në verilindje të Kinës, njoftoi media shtetërore.

11:17
Reshjet e dëborës mbulojnë vendin, reagon Autoriteti Rrugor Shqiptar

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Bulqizën dhe Shkodrën, teksa në gjirin e Vlorës dhe në Adriatik raportohet për një mot gjithashtu të përkeqësuar, çka ka shkaktuar dallgë të shumta dhe moslejim të lundrimit të mjeteve të vogla.

11:04
Brexit, BE nuk pret/ Të hënën verifikohet marrëveshja

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier i informoi ambasadorët e 27 vendeve anëtare në Bruksel për rezultatin e negociatave, sipas njoftimit të zëdhënësit të presidencës gjermane.

11:01
Moti drejt përkeqësimit në Adriatik, kërkohet shmangie e lundrimeve për anijet e tonazhit të vogël e të mesëm

Në ditët e para të javës së fundit të këtij viti parashikohen erëra të forta detare me drejtim nga jugperëndimi që do të vështirësojnë lëvizjet në Adriatik.

10:48
Po aq seksi sa vetë ajo/ Wanda Nara prezanton motrën me një veshje transparente

Wanda Nara vazhdon të shijojë Krishtlindjet e rrethuar nga të dashurit e saj në Argjentinë, ku po kalon disa ditë shkëputje përpara se të kthehet në Paris.

10:41
Mot i keq/ Gjiri i Vlorës, nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat

Moti i përkeqësuar ka përfshirë edhe gjirin e Vlorës.

10:36
Aksident në rrugën Lushnje-Berat/ Përplasen 2 makina, dërgohen në spital drejtuesit e mjeteve

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”.

10:28
Moti i keq/ Stuhia e dëborës vret 10 alpinistë, disa të tjerë të zhdukur

Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.

10:22
Gjermania nis vaksinimin anti-Covid, injektimi i parë bëhet te një grua 101 vjeçe

Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Evropian të njoftuar për nesër.

10:20
Ulja e temperaturave, dëbora zbardh Pukën (Video)

Reshjet e dëborës gjatë 24 orëve te fundit kanë përfshirë edhe qarkun e Shkodrës.

10:11
Rrëzohet helikopteri në Pakistan, humbin jetën 2 ushtarë dhe 2 pilotë

Të paktën dy ushtarë dhe dy pilotë të ushtrisë pakistaneze kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit në zonat veriore të Pakistanit.

10:01
Nikolica e Devollit, fshati me katër shtëpi në pritje të zhvillimit

Nikolica, është një nga fshatrat më të thellë të Devollit.

09:57
Nis vaksinimi në Evropë/ Zyrtarët: Tani është koha për unitet!

Bashkimi Evropian nisi fushatën e koordinuar të vaksinimit kundër Covid-19, në atë që zyrtarë të lartë të bllokut e përshkruan si “një moment prekës uniteti”. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor i spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech.

09:56
Trump nuk e nënshkruan paketën e ndihmës ekonomike

Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë, pasi presidenti Donald Trump nuk e nënshkroi paketën për ndihmë.

09:50
Antitrupat monoklonale/ “Ilaçi magjik”, Evropa nuk i jep “OK”

Kokteji i antitrupave që mori presidenti amerikan Donald Trump kur u prek nga koronavirusi, po merr vëmendje gjithmonë e më të madhe.

09:50
​Tërmet në Turqi, banorët dalin nga banesat të alarmuar

Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter ka tronditur Turqinë mëngjesin e sotëm.

09:37
Procesi i rindërtimit, Rama: Rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë

Këtë të diel, kryeministri Edi Rama e nisi me një postim në Facebook për procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara në Tiranë, prej tërmetit të 26 nëntorit të shkuar.

09:25
“Kollë, temperaturë, këputje trupi”/ Zëvendësministri i Mbrojtjes infektohet me Covid-19

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe familja e tij kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

09:18
Dëborë në Bulqizë/ Banorët pa energji elektrike, autoritetet thirrje drejtuesve të automjeteve: Përdorni zinxhirë

Kanë nisur në Bulqizë reshjet e para të dëborës, të cilat janë shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica.

09:04
​Brenda dekadës, ekonomia kineze lë pas SHBA-në

Kina do të lërë pas SHBA-në, si ekonomia më e madhe në botë para fundit të dekadës, pasi ka regjistruar tashmë një performancë më të mirë se rivalja e saj gjatë pandemisë së koronavirusit.

08:52
Turqia raporton 15.118 raste të reja dhe 253 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia gjatë 24 orëve të fundit raportoi 15.118 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 253 viktima. Rastet e reja të konfirmuara përfshijnë 3.002 pacientë simptomatikë. Sipas të dhënave nga autoritetet turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.13 milionë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 19.624.

08:32
Vdes agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftohtë, George Blake

Agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë, George Blake, ka vdekur në Moskë në moshën 98-vjeçare, raportuan autoritetet ruse. “Oficeri legjendar i inteligjencës, George Blake, ka vdekur sot”, tha një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Huaj në Rusi, SVR. Blake “e ka dashur sinqerisht vendin tonë dhe ka admiruar arritjet e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, citon agjencia e lajmeve TASS.

08:18
Osmani kërkon mbështetjen ndërkombëtare për ndjekjen e krimeve serbe

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, për të ndjekur, siç tha, “kryesit e krimeve të luftës dhe të gjenocidit në Kosovë”

07:50
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës.

07:17
Sllovakia fillon vaksinimet kundër COVID-19

Sllovakia të shtunën nisi vaksinimin e popullsisë së saj kundër koronavirusit ndërsa vendi u bashkua me një fushatë të koordinuar nga Bashkimi Evropian kundër pandemisë globale.

06:40
Njihuni me 6 këshilla të thjeshta si të ulni tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik.

06:16
Çaji i veshtullës/ Vlerat të cilat duhet t’i dini patjetër

Në Greqinë e Lashtë, veshtulla përshkruhej si bima që kuronte gjithçka, por vetëm në vitin 1920, kjo bimë ledhatare u studiua për rolin e saj kundër sëmundjes së kancerit.

05:57
​Shtatë persona të lënduar në një aksident në Prishtinë

Katër vetura janë përfshirë në një aksident në fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës.

05:28
Papa Françesku: Të bashkëpunojmë me autoritetet për të shpëtuar nga pandemia

Papa Françesku përshëndeti sot të gjithë ata që u lidhën përmes mjeteve të komunikimit social për meshën “Angelus”.

04:48
Covid-19, SHBA shënon sërish numër të lartë vdekjesh dhe infektimesh

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të shtunën se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 329,592, një rritje prej 4,496 krahasuar me një ditë më parë.

04:14
SHBA/ Policia dhe FBI-ja vazhdojnë hetimet për shpërthimin në Nashville

Në qytetin amerikan Nashville, policia dhe agjentët federalë po kërkojnë nëpër rrënojat e zonës ku ditën e Krishtlindjeve ndodhi një shpërthim, për të gjetur arsyet se si dhe përse shpërtheu një rulot që ndodhej aty, duke shkaktuar lëndimin e tre njerëzve.

03:49
Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të firmës së Presidentit

Presidenti amerikan Donald Trump po e kalon fundjavën e festës në pronën e tij në Florida, ndërsa demokratët dhe republikanët presin të shikojnë nëse ai do të nënshkruajë një paketë ligjore që përmban asistencën për pandeminë dhe financimin e buxhetit të qeverisë, projektligje të cilat ai i pati kritikuar ashpër këtë javë.