Lamtumirë gomone! Shqiptarët tani po futen ilegalisht me jahte në Angli, The Sun infiltrohet brenda grupit të trafikantëve Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu ishin në Pogradec ku inspektuan nga afër procesin e vaksinimit.
Ministrja Manastirliu tha se ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve ndërsa sot arrijmë në 200 mijë vaksinime në shkallë vendi.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se: është një proces që nuk ndalet jemi duke ecur me ritme shumë të larta falë një reagimi efikas dhe koordinimit që bëhet edhe nen mbikëqyrjen e e ministres.
Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje qytetarëve që t’i referohen portalit e -albania për çdo gjë, edhe për vaksinimin.
Askush s’do mbetet pa u vaksinuar. Këtë javë vijnë një sasi vaksinash që të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht.
Pritet një tjetër lajm këtë javë për një sasi dozash që të vijnë. Ynë e ka përsëritur çdo ditë për fat të keq ka njerëz që ju duket si politikë që është shprehje xhelozie për turmën por çdo parti politike, sidomos një si e jona mund të ,mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri, se nëse nuk bëjmë vaksinim dhe distancim vështirësojmë procesin. I kemi para syve që për marshime të tilla janë plagosur shumë , po nuk duhet të sillet kështu lidershipi politik.
Top Channel