Të  hënën e parë pas Pashkës, kisha e Shën Mërisë “Fjetja e Hyjëlindjëses” në ishullin e Zvërnecit, priti mjaft vizitorë të huaj.

Këta turistë amerikanë ndodhen për herë të parë në Shqipëri.

“Vendi juaj është i bukur dhe natyra fantastike. Është rastësi që Pashkët Katolike përkuan me pushimet tona të planifikuara dhe kjo e bën më interesante vizitën në këtë Manastir”, tha një turist.

Në Manastir, kishte dhe turistë nga Polonia dhe nga Belgjika. “Do të qëndrojmë një javë e në vijim do të vizitojmë Maqedoninë e Veriut”, tha një turiste.

“Jam nga Belgjika, vij çdo vit në Shqipëri por në këtë manastir hera e parë. Jam katolik dhe i festoj këto festa. ju Bashkëjetoni dhe madje martoheni pavarësisht besimit fetar, e kjo nuk ndodh shpesh në Evropë”, u shpreh një turist belg.

Ndërsa disa të rinj nga Polonia urojnë Pashkët në gjuhën e tyre:  “Pashkë të mbara”, thanë këta të rinj nga Japonia.

Top Channel