Projektet për fermerët/ Milva Ekonomi takon fermerët e Fushë Krujës

05/04/2021 15:25

Kryesuesja e listës së PS për qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi ishte në Fushë Krujë, ku pa nga afër  zbatimin e reformës veterinare.

Fermerë të zonës u shprehën  të kënaqur me ketë skemë lehtësuese e cila prej 1 viti po zbatohet  në sipërmarrjet e tyre.

“Unë jam Hamit Hidri fermer. Kam këto njësi blegtorale lopë dhi, me këto unë mbaj familjen time,
 Falënderoj shtetin që më ka ndihmuar me vaksinimin, matrikullimin, pjesëmarrjen e këtyre çunave për çdo moment

”, tha banori.

“Ajo që shikojmë nga afër ditë për ditë është që reforma veterinare që ndërmorëm vitin e kaluar po jep frytet e veta. Shërbimi veterinar këtu është falas si për matrikullimin, vaksinimin, ndjekjen e sëmundshmërisë së kafshëve në tufën e gjedhit apo bagëtitë e imëta”, tha ministrja.

Zonja Ekonomi sqaroi se me reformën e re veterinare janë punësuar afro 310 veterinerë të rinj te porsadiplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërkohë  qeveria sipas saj ka ofruar skema mbështetëse  për zhvillimin e mëtejshëm të  këtij sektori.

 

Top Channel