Rama inspekton nga afër punimet në kantierin e ujit Maçurisht-Plasë: Thonë u kujtuat për fushatë, por programi finalizohet për 2 muaj

05/04/2021 16:25

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e ujit në Pojan, të cilat do të përfundojnë pas 2 muajsh.

Përfundimi i investimeve të kantierit të ujit Macurisht-Plasë, do të sjellë 24 orë ujë për rreth 6000 banorë që do të përfundojnë. Ndërkohë, zona të tjera si Maliqi, Liboniku dhe zona të tjera të kësaj bashkie kanë aktualisht ujë 24 orë.

“Shohin këtë tani e thonë u kujtuat për fushatë. Është program që ka nisur prej vitesh dhe po finalizohet. Brenda 2021, të gjitha qendrat urbane do jenë me 24 orë ujë. Me qendrat urbane kam parasysh edhe komunat me banimin më intensiv”, tha Rama.

Top Channel