Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se kanë nisur diskutimin për  ndërtimin e resortit të parë të skive në Nikolicë.

Në takimin e tij në Korçë, Rama tha se bisedat janë bërë me kompaninë që ndërton portin e Durrësit dhe deri tanë janë nxjerrë të dhënat e para të studimit ndërsa së shpejti do të hapet kapitulli për turizmin në Shqipëri.

Rama: Korça e ka fituar statusin e një destinacioni turistik në Shqipëri dhe për të gjithë ata turistë që vijnë duke u shtuar, duke zgjeruar edhe hapësirën kohore të turizmit që nuk do të jetë vetëm turizëm veror, por ka filluar të shtrihet përtej kufijve të ngushtë të verës, Korça do të jetë me siguri një destinacion ku më shumë duhet të vijnë.

Nuk e di a e ka ndarë me ju Niko, por me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësit, kemi nisur diskutimin për pikën turistike të Nikolicës për të ndërtuar rezortin e parë të skive. Kemi filluar të ndajmë të dhënat e para të studimit, por shpejt do të rikthehemi për të demonstruar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Korça është zgjedhja e parë për të hapur këtë kapitull tjetër.

Top Channel