Ishte një natë e madhe për diversitetin, ajo e çmimeve “Screen Actors Guild”, me aktorët nga minoritetet etnike, që fituan të katër kategoritë individuale të filmit për të parën herë.

Edicioni i 27-të i çmimeve “SAG” u mbajt të dielën si një event virtual. Viola Davis, Youn Yuh-jung, Daniel Kaluuya dhe i ndjeri Chadwick Boseman, triumfuan në kategoritë e tyre.

Ndërsa filmi i Aaron Sorkin, “The Trial of the Chicago 7” fitoi çmimin kryesor duke bërë historinë për Netflix.

Çmimi shihet si nderimi më i lartë i ceremonisë, në mungesë të një kategorie për filmin më të mirë.

“The Trial of The Chicago 7” risjell historinë e dramës së famshme në gjykatë, në të cilën përfshiheshin një grup aktivistësh politikë që u akuzuan për nxitje dhune në konventën kombëtare demokrate në vitin 1968.

Në film luajnë aktorë si Mark Rylance, Eddie Redmayne, Frank Langella, Sacha Baron Cohen, Michael Keaton, Joseph Gordon-Levitt, Jeremy Strong, Yahya Abdul-Mateen, John Carroll Lynch dhe Alex Sharp. Fitorja e tij bën që Keaton të vendosë një rekord të ri duke u bërë personi i parë që bëhet pjesë i tre çmimeve “SAG”, pas dy vlerësimeve të mëparshme në 2014 për “Birdman” dhe “Spotlight” në 2015-ën.

Çmimet “SAG” konsiderohen si një tregues i rëndësishëm se cilët filma dhe cilët yje mund të rrëmbejnë edhe Oscar-ët që do të prezantohen më vonë, këtë muaj.

 

Top Channel