Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar ditën e sotme për mediat se cila mënyrë votimi do të quhet e pavlefshme.

Ai theksoi se nëse votuesi zgjedh që të votojë një parti, duhet që edhe kandidati të jetë në atë parti. Ndërkohë që fleta do të quhet e pavlefshme,  nëse kandidati është nga një parti apo koalicion tjetër.

Gjithashtu quhet e vlefshme fleta nëse votohet vetëm partia ose vetëm kandidati.

Celibashi u shpreh se në qendrën e votimit do të vendosen postera ose fletëpalosje se cilët janë kandidatët që qytetarët të jenë më të qartë, meqë ata do të jenë të identifikuar me numrat përkatës në renditje.

“Do të sqaroj se si mundet të votojë një zgjedhës në këtë fletë votimi. Është e qartë që nuk do të jenë emrat por numrat, të cilat tregojnë kandidatët e renditur siç i ka sjellë partia politike apo koalicioni. Votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit që ata dëshirojnë të zgjedhin. Për të ndihmuar votuesit në çdo qendër do të tregohen postera të mëdhenj se çfarë numri ka secili prej kandidatëve. Do të vendosim fletëpalosje nëse një qytetar do të konfuzohet, ta konsultojë edhe njëherë informacionin me fletëpalosjen. Një votues mund të zgjedhë partinë ose koalicionin dhe vetëm një kandidat të kësaj partie jo dy ose partinë dhe kandidatin e këtij koalicioni. S’mund të zgjedhë një parti apo një koalicion. Ti zgjedh partinë koalicionin dhe kandidatin e kësaj partie, votuesi ka të drejtë të zgjedhë partinë ose koalicionin dhe nuk pëlqen asnjë prej kandidatëve. Është e vlefshme fleta nëse zgjedh vetëm një kandidat edhe nëse se ke zgjedhur partinë politike. Kjo fletë votimi numërohet si një votë për partinë dhe për kandidatin, nuk mund të zgjedhësh njëkohësisht dy parti, ose parti dhe koalicion”, tha Celibashi.

Top Channel