Tashmë drejt finalizimit të marrëveshjes me Iranin? Reagon sërish Trump: Pakti mund të nënshkruhet të dielën
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për përpjekjet e Pakistanit në ndërmjetësimin e negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Katari, Al-Thani vlerësoi progresin e arritur deri më tani në bisedime dhe shprehu kënaqësinë e Dohas për zhvillimet pozitive në procesin negociues.
Kryeministri i Katarit theksoi se informacionet e përcjella nga Pakistani mbi ecurinë e negociatave krijojnë shpresë që palët amerikane dhe iraniane të arrijnë së shpejti nënshkrimin e një marrëveshjeje.
Gjatë bisedës, Al-Thani ritheksoi mbështetjen e plotë të Katarit për rolin ndërmjetësues të Islamabadit dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha palëve të përfshira në proces.
Ai theksoi se përgjigjja pozitive ndaj përpjekjeve diplomatike është thelbësore për krijimin e kushteve të favorshme që do të mundësonin arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe forcimin e paqes së qëndrueshme në rajon.
Top Channel