Netanyahu në gjykatë: Ka përdorur pushtetin në mënyrë të paligjshme

05/04/2021 16:57
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përdorur në mënyrë të paligjshme pushtetin e tij dhe ka kërkuar favore në para. Kjo është akuza që një prokuror bëri në gjyqin e tij për korrupsion.

Prokurori i tha një gjykate në Jeruzalem se ai kishte kërkuar të përfitonte nga pronarë të mediave të mëdha në Izrael në mënyrë që të çonte përpara aferat e tij personale.

Vetë Netanyahu mohon akuzat.

Gjyqi ndërkohë, vjen ndërsa presidenti i izraelit po takohet me deputetët për ti pyetur se kë mbështesin ata për të krijuar një qeveri pas zgjedhjeve të muajit të shkuar. Zgjedhjet dështuan ti jepnin fund një periudhe të gjatë ngërçi politik që çoi në katër palë zgjedhje në vetëm dy vite, duke lënë si bllokun e krahut të djathtë të Netanyahut ashtu edhe partitë kundër tij, pa një shumicë qeverisëse.

Pasi presidenti të konsultohet me të gjitha palët, ai do të nominojë atë që mendon se ka më shumë shanse të krijojë një qeveri koalicioni.

Rivalët e Netanyahut druajnë se nëse ai mbetet kryeministër do të bëjë presion për të miratuar një legjislacion që do ti jepte atij imunitet nga përndjekja ndërsa ishte në zyrë.

 

Top Channel