07:32
Trump pa mbështetje/ Republikanët: Ti nuk mund t’i shtysh zgjedhjet
Disa republikanë amerikanë kanë kundërshtuar sugjerimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor duhet të shtyhen, pas shqetësimeve për mashtrime. Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell si dhe lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kanë hedhur poshtë këtë ide.