Autoritetet serbe anulluan ceremoninë madhëështore të planifikuar në 5 gusht, e cila do të shënonte 25 vjet që kur ushtria kroate detyroi qindra mijëra serbë të largoheshin drejt Serbisë.

“ Do ta shënojmë këtë ngjarje si përvit, vetëm se pa grumbullime njerëzish”, tha presidenti Aleksandar Vucic. Operacioni “Stuhia” në Kroaci, i ndërmarrë nga policia dhe ushtria vendase në 4 gusht 1995, bëri që të rimerreshin nën kontroll disa territore të zaptuara prej rebelëve serbë, të cilët kishin shpallur aty shtetin e tyre, Republikën e Srpska Krajina.

Kur ushtria kroate rihyri në ato zona, rreth 200.000 njerëz u shpërngulën -në entitetin kryesor serb të Bosnjës, Republika Srpska, dhe në Serbia, permes autokolonash të gjata makinash, autobuzësh e madje dhe traktorësh. Serbia ka raportuar një shtim të ndjeshëm të rasteve me koronavirus. Që nga fillimi I pandemisë atje janë shënuar 24.892 infektime dhe 558 vdekje.

Më shumë se 170 pacientë janë në aparat respirator. Vendi mori më herët masa të forta për frenimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë gjendjen e shtetrrethimit, por që nga maji ka vazhduar t`i mbajë kufijtë të hapur.

Top Channel