Femra/ Vllaznia mposht në finale Apoloninë, fiton për herë të shtatë Kupën

30/07/2020 22:51

Vllaznia për femra është skuadra fituese e edicionit të 11-të të Kupës së Shqipërisë. Sot në “Elbasan Arena” është zhvilluar finalja midis Vllaznisë dhe Apolonisë, që ka nxjerrë fituese Vllazninë me rezultatin 4-0.

Pjesa e parë ka prodhoi lojë të bukur me dominimin e vajzave kuqeblu, që kanë zotëruan lojën dhe shënuan 3 gola. Në minutën e 10-të, Lufo ka shënoi golin e parë për Vllazninë. Dyfshimi rezultatit erdhi në minutën e 20-të me golin e Lebas. Kishte kohë dhe për golin e tretë, që vjen në minutën e 38-të nga Luçie Gjini. Me avantazhin e trefishtë skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Vllaznia thelloi rezultatin me Megi Doçin nga pika e penalltisë në minutën e 76-të, duke e mbyllur finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 4-0.

Me suksesin e arritur këtë edicion 2019-2020, Vllaznia e femrave shkon në 7 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë./supersport.al

FOTO GALERI
1/5

Top Channel