E mërkurë, 30 Qershor 2021
16:56
BE-ja pajtohet për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Të mërkurën (30 qershor) ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zgjasin edhe për gjashtë muaj sanksionet e gjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe nxitjen e konfliktit në Ukrainë, thanë diplomatët.

16:56
Kapen disa tonë kokainë e çanta me miliona euro, super operacion policor në Amsterdam!

Policia holandeze sekuestroi afro 3 tonë kokainë dhe 11.3 milionë euro kesh, në një fermë në afërsi të aeroportit të Shipolit në Amsterdam.

16:50
Ministrja Kushi me oficerët e sigurisë në shkolla: Bashkërendim me të gjithë aktorët për të parandaluar dhe luftuar  fenomenet negative sociale tek nxënësit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Evis Kushi dhe Drejtori i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) Gerti Janaqi kanë zhvilluar një bashkëbisedim me oficerë të sigurisë të shkollave të ndryshme të vendit.

16:49
Izraeli thellon bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha të mërkurën (30 qershor) se po planifikohet nënshkrimi i më shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit mes vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

16:47
Coronavirusi në Greqi/ 633 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetit Publik në Greqi njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 633 raste të reja me Covid-19.

16:44
Soreca takon kreun e KED në Gjykatën e Lartë: Të vijojë puna për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte të mërkurën në Gjykatën e Lartë për të zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

16:39
Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Murrizit dhe Patozit, çfarë thotë neni 163/3 në Kodin Zgjedhor që vendosi ta shfuqizojë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor që flet mbi ndarjen e mandateve sipas herësit dhe garanton lista 100% të hapura.

16:38
Shkeli orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit në Lushnje, e pësojnë dhe 7 klientët

Pronari i një lokali në Lushnje është gjobitur me 10 milionë lekë pasi shkeli orën policore.

16:35
Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3138 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 shtatë qytetarë, 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

16:31
Policia arreston autorin e djegies së dy makinave në Vlorë

Një 49-vjeçar u ndalua nga forcat e policisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe është vënë nën pranga një i ri, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

16:28
Nëna që abuzoi seksualisht me shokët e vajzës së mitur dënohet me 64 vjet burg në SHBA (fotot)

Një nënë nga Nebraska, SHBA që abuzoi seksualisht me shokët e të bijës që po qëndronin në shtëpinë e saj, duke u dhënë pije alkoolike dhe çamçakëzë me mariuanë, do të qëndrojë të paktën gjashtë dekada prapa hekurave ka vendosur dje një gjykatës.

16:25
U kapën në flagrancë me naftë pa dokumentacion përkatës, pranga 2 personave në Vlorë

Një 51-vjeçar dhe një 33-vjeçar janë vënë nën prangat e policisë së Vlorës.

16:23
Rama bën publike pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës: Kjo vepër infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

16:18
Greqi, zbulohen talentet/ Krijohet ekipi i futbollit vetëm me emigrantë

Edhe pse për shumë refugjatë, ishulli i Lesbosit është kthyer në fundin e ëndrrës së tyre europiane, pasi duket të destinuar të qëndrojnë atje, trajneri i futbollit, Evangelos Spanos pa u jep shpresë disave prej tyre.

16:16
Karanxha në Vetting/ Parregullsi në pasuri dhe denoncime për zvarritje hetimesh. Kërkesat për përjashtimin e anëtarëve të trupës gjykuese nuk pezullojnë procesin

Trupa gjykuese e vetingut u mblodh sot sërish për prokurorin Ervin Karanxha i cili as sot nuk ishte i pranishëm në seancë , por u përfaqësua nga dy avokatët e tij.

16:15
Hagë/ Stanishiq dhe Simatoviq dënohen me nga 12 vjet burgim

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

16:15
Covid 19 përhapet në Korenë e Veriut, Kim “fshin” byronë politike!

Kim Jong-un i ka bërë për ujë të ftohtë drejtuesit e lartë të vendit pas lajmeve se Covid 19 po përhapet edhe në shtetin e izoluar komunist.

16:00
“Pezullohet nga detyra se dhunoi një qytetare”, Shefi i rendit: S’është e vërtetë po e ndjek çështjen në gjykatë

Pas lajmeve se Shefi i rendit në Vlorë, Xhevdet Qepo është pezulluar nga puna pasi ka dhunuar një qytetare, ai e ka mohuar këtë fakt.

16:00
Shefi i kuzhinës vdes nga rënia në kazanin e supës gjigande të përvëluar (fotot)

Në një aksident të tmerrshëm, një shef 25 vjeçar kuzhine në Irak ka rënë brenda kazanit që supës kolektive që po gatuante, çka i shkaktoi djegie të gradës së tretë në 70 për qind të trupit raportonin disa media të Lindjes se Mesme.

15:58
BE i vendos “kufij” Albin Kurtit: Marrëveshjet me Serbinë mund të rishikohen, por nuk mund të dilet kundër tyre

Qeveria Kurti mund të rishikoj të gjitha marrëveshjet ekzistuese të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk mund të dal kundër tyre.

15:51
Festa e Ballëm Sulltanit/ Dita e shënuar në Martanesh është futur në kalendarin botëror të pelegrinazhit

Qindra besimtarë bektashinj u mblodhën në Martanesh për pelegrinazhin e përvitshëm botëror të Ballëm Sulltanit, i cili festohet çdo 29 qershor.

15:44
Festivali “Naltitude” në Lëpushë/ Fshati i turistëve mes maleve tërheq turistët me natyrën malore

Një destinacion i ri turistik fshihet në Alpet shqiptare, 95 km larg nga Shkodra.

15:41
Korea e Veriut më në fund pranon pandeminë/ Kim Jong un shkarkon zyrtarët e Byrosë Politike prej krizës (fotot)

Kim Jong un ka bërë sot shkarkime të zyrtarëve të lartë në lidhje me atë që quajti “neglizhencë që shkaktoi një krizë me pasoja të rënda”, duke iu referuar pandemisë së Covid-19 në vend, megjithse nuk përmendi shprehimisht emrin e saj.

15:37
Gjirokastër, vaksinohen romët/ Ekipet e vaksinimit po shkojnë derë më derë nëpër familje

Rrethi i Gjirokastrës ka arritur numrin më të madh të vaksinimeve në Shqipëri me 53% të popullsisë aktive mbi 18 vjeç të vaksinuar.

15:31
Mbetjet e naftës hidhen në lumë/ Zharrëz, ndotje shumë e madhe edhe në zonat e banuara

Përroi i Zharrëzës shfaqet tërësisht i ndotur nga mbetje hidrokarbure.

15:26
Policia heq çadrat nga plazhet/ Nga Velipoja në Ksamil po hiqen bizneset që ende nuk kanë marrë lejen

Në Velipojë u verifikuan 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania.

15:22
Merrte para për të favorizuar kriminelët/ Arrestohet kryeprokurori i Kukësit, Edmond Karriqi

Kryeprokurori i Kukësit, Edmond Karriqi është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës për korrupsion, pasi hetimeve nga SPAK.

15:19
Kryebashkiaku i dënuar në Greqi/ KQZ e shtyn seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës

Dy vite nga zgjedhjet lokale te 30 qershorit, 5 bashki vijojnë punën pa kryetarët e zgjedhur, ndërkohë mandati i kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj është në pikëpyetje për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

15:11
Reeker takon Ramën dhe Bashën/ Misioni i diplomatit amerikan, para konferencës që do mbahet në Ohër

Interesin e shtuar dhe me veprime konkrete të administratës së presidentit Biden, për Ballkanin Perëndimor e dëshmon edhe vizita disa orëshe në Tiranë e asistentit të Sektetarit të Shtetit për byronë e Euroazisë në Departamentin Amerikan të shtetit Philip T. Reeker.

15:06
Dronët nga Turqia vijnë së shpejti/ Kompania prodhuese do demonstrojë në Shqipëri mënyrën e përdorimit

Shqipëria ka realizuar marrëveshjen për blerjen e dronëve super inteligjentë nga Turqia.

15:00
Grinden me njëri-tjetrin dhe babanë për pronën, arrestohet vëllezërit

Dy vëllezër janë vënë në pranga ditën e sotme në Krujë pasi janë grindur me njëri-tjeyrin për pronën.

14:54
Aksion kundër subjekteve të paligjshme buzë liqenit, pogradecarët ‘në rregull me ligjin’

Kontrollet e policisë për pastrimin e rërës nga çadrat e vendosura pa leje filloi dhe në Pogradec.

14:33
Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi, Xhaçka: Tjetër sukses i kryesisë shqiptare, arritëm të gjitha objektivat e agjendës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi takimin e 43-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), organizatë e cila aktualisht kryesohet nga Shqipëria.

14:28
Mesazhi që përcolli përmes veshjes ambasadorja Kim gjatë takimit me Bashën dhe zyrtarin e lartë amerikan (Fotot)

“Ambicie, respekt, punë në ekip” shkruante në çantën që mbante në dorë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker.

14:20
Frikë për veten? Kolegët mbrojnë ministrin “tradhtar”: Të gjendet kush nxori videon!

Westminsteri, zemra pulsuese e politikës britanike, është shumë e shqetësuar për sigurinë e sekreteve më të rëndësishme të qeverisë.

14:05
Tragjedia e Miamit/ Banorët: U ndërtua një kullë luksoze ngjitur, na tundej shtëpia

Dy vjet e gjysmë përpara se ndërtesa ku ajo jetonte të shembje duke shkaktuar 11 të vdekur e 150 të zhdukur, banorja Mara Chouela kishte depozituar ankesën e vet më të fundit mbi projektin që po zhvillohej ngjitur me godinën.

14:00
Kuvajti dhuron 10 aparatura respiratore për Elbasanin

10 aparatura respiratore i janë dhuruar Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan nga ICC me financim të Shtetit të Kuvajtit.

13:54
Veliaj vijon takimet me përfaqësues të Shtëpisë e Bardhë dhe Senatit në Shtetet e Bashkuara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijon takimet me personalitete të rëndësishme të të Shtëpisë e Bardhë dhe të Senatit në Shtetet e Bashkuara, ku kryefjalë është mbështetja për Shqipërinë, por dhe ftesa për t’iu bashkuar aktiviteteve të pafundme të planifikuara vitin e ardhshëm, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

13:51
Durrës/ Mbytet duke u larë pushuesi 60-vjeçar

Një 60-vjeçar është mbytur duke u larë në det në zonën e Plazhit në Durrës.

13:44
Zyrtari i lartë amerikan takon Bashën, e pranishme edhe Yuri Kim/ Shfaqen të buzëqeshur, momenti kur ambasadorja i jep dorën kreut të PD-së

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker është takuar ditën e sotme fillimisht me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha, ku në takimin me këtë të fundit ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

13:39
Kavajë, kontrolle plazhit nga Përroi i Agait drejt Karpenit, hiqen 280 çadra pa leje

Nga Përroi i Agait drejt Karpenit, policia po kontrollon nëse subjektet që kanë vendosur çadra në plazh janë pajisur me lejen përkatëse.

13:27
“Kredi 1.8 mln euro për pronat e krimit në Gërdec”/ Shkëlzen Berisha padit Taulant Ballën: Shpifje dhe fyerje, t’i përgënjeshtrojë

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka paditur sekretarin e shtetit amerikan Anthony Blinken pasi u shpall non grata, dhe kërkon fakte dhe prova për marrjen e këtij vendimi, edhe djali i tij ka hapur një padi për shpifje.

13:13
Kontrolle nga Zvërneci në Ksamil/ 5 parcela rëre shfrytëzoheshin pa leje, hiqen çadrat

5 parcela toke në plazh përdoreshin pa leje nga subjektet privatë në Vlorë, njofton policia.

12:48
Operacioni policor në Velipojë, 2 biznese kishin zënë më shumë hapësirë se sa kishin në leje

Operacioni “Bregdeti ynë” vijon në të gjithë vijën bregdetare të vendit për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme me shezlongë e çadra.  

12:34
Delta shkatërron suksesin e Australisë, gjysma e vendit në izolim!

Varianti Delta po rrezikon seriozisht suksesin e shumëtrumpetuar të Australisë kundër koronavirusit. Shtatë qytete të saj dhe gati gjysma e popullsisë së kombit janë izoluar, në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit indian të koronavirusit.

12:20
Pushuesit në plazh, policia në aksion! I ngre nga shezlongët dhe heq çadrat

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit ka nisur mëngjesin e sotëm.

12:19
Petrit Gaçja, kirurgu i zemrës/ Përkujtohet themeluesi i kardiokirurgjisë shqiptare

Është përkujtuar një nga mjekët më të mirë të zemrës, në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta.

12:17
“Skenë krimi mos kalo”, Vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave të plazheve

Policia vijon aksionin për të liruar të gjitha hapësirat e zëna nga bizneset që nuk kanë një leje për të vendosur shezlonge dhe çadra.

12:10
Aksioni i policisë në vijën bregdetare/ Shëngjin, vetëm dy biznese pa lejen përkatëse

Aksioni i policisë për të liruar të gjithë zonën bregdetare të zaptuar nga biznesmenët pa një leje përkatëse për hapësirën e rërës.

11:48
Zyrtari i lartë amerikan, Philip Reeker vizitë në Tiranë/ Mbaron takimi me Ramën dhe Bashën, e pranishme edhe Yuri Kim

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker është takuar ditën e sotme fillimisht me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.

11:39
Durrës/ Nis aksioni, janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra pa leje

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra

11:35
Vijon mosdakortësia mes Këshillit Bashkiak dhe Lelit, kryebashkiaku: Kërkesë e çuditshme për mbledhje në vend tjetër kur janë rregullat e pandemisë

Kryebashakiaku i Vlorës, Dritan Leli është shprehur se ka pritur online të diskutonte mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk është paraqitur.

11:34
Dibër/ Thyen xhamat e një biznesi privat dhe Policinë, vihen në pranga 2 vëllezër

Thyen xhamat e një biznesi privat si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër.

11:32
FOTO/ Veliaj takon kongresmenin amerikan Jim Himes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar kongresmenin e Connecticut Jim Himes me të cilin kanë folur për progresin që ka bërë Tirana në kuadër të “Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj shkruan në Twitter se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë rëndësi të veçantë për të rinjtë.

11:24
Vendimi për kryetarin e bashkisë Mallakastër, shtyhet seanca/ Avokati kërkon kohë: Dua të bëj një mbrojtje të mirë

KQZ vendosi të shtyjë seancën për kryetarin e bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj.

11:24
Nis puna për lirimin e plazhit në Vlorë/ Deri tani janë miratuar 153 subjekte, “do të hiqet çdo çadër pa leje”

Edhe policia e Vlorës ka nisur sot aksionin për heqjen e çadrave dhe shezlongëve.

11:00
Dje s’pranuan takimin me Lelin/ Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit

Ende nuk është krijuar një urë komunikimi mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të bashkisë Dritan Lelit.

10:58
‘Po na sëmur’/ Banorët e Zharrëzës të shqetësuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbure, kërkojnë zgjidhje

Përroi i Zharrëzës është tërësisht i ndotur nga mbetje hidrokarbure.

10:44
Linku/ Dalin rezultatet e lëndës me zgjedhje

Tashmë janë publikuar edhe rezultatet e lëndëve me zgjedhje për maturantët.

10:37
Dita e dytë e vaksinimit të hapur në vend, Manastirliu thirrje: Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit

Sot është dita e dytë e vaksinimit të hapur masiv kundër COVID-19 në vend për të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë aplikuar në e-Albania.

10:34
Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet shqiptari i dënuar me me 17 vite e 6 muaj burg

Imrush Junuzi, 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në Morinë.

10:22
Detaje të reja nga ‘skenat e shëmtuara’ mes lojtarëve të Francës, pas eliminimit nga Zvicra

Mediat raportojnë se kishte skena të shëmtuara te Franca, pas eliminimit nga Zvicra në 1/8 e finales së Euro 2020.

10:17
Nis aksioni për lirimin e plazheve/ Sekuestrohen çadra e shezlongë në Durrës, Vlorë dhe Velipojë

Aksioni për lirimin e hapësirave të rërës në plazh ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, nga veriu në jug të Shqipërisë. 

10:14
Arrestohet 61-vjeçari në Kavajë, ngacmoi seksualisht një të mitur

Një 61-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Kavajë.

10:03
Mbolli kanabis në pronën publike, arrestohet 31-vjeçari në Mallakastër

Një 21-vjeçar është arrestuar sot në Mallakastër, pasi dyshohet se bimët e kanabisit që ndodheshin në një tokë publike, janë kultivuar nga ai.

09:51
Kanadaja shënon temperatura rekord/ Dhjetëra të vdekur

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada, në kohën kur ky vend po përballet me një valë të paparë të nxehtësisë.

09:42
Turizmi malor në Shqipëri/ Tashmë mund të organizoheni për çiklizëm në Bjeshkët e Kukësit

Turizmi malor po zhvillohet me ritme të shpejta në vendin tonë.

09:39
Akuzohen për udhëheqjen e grupeve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi/ Haga shpall sot vendimin për dy ish-shefat serb

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të shpallë sot vendimin për dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Jovica Stanishiq, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, 71 […]

09:32
“Pilotët” e rrugëve të Shqipërisë nën vëzhgim/ Ardi Veliu del në terren

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka inspektuar nga afër shkeljet e shoferëve, të cilët lëviznin me shpejtësi nga 133 km/orë në 170 km/orë tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan.

09:24
Gjermania tërheq trupat e fundit nga Afganistani

Gjermania tërhoqi ushtarët e saj të fundit nga Afganistani, duke i dhënë fund misionit gati 20-vjeçar në këtë vend, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes.

09:16
Vendosi eksploziv në objektin që po ndërtohej, arrestohet 21-vjeçari në Shëngjin

21-vjeçari me iniciale A.S. është arrestuar sot, pasi dyshohet se në 19 nëntor 2020 ka vendosur sasi shpërthyese në një objekt që po ndërtohej në Shëngjin.

09:07
Grabitje në Thumanë, tre persona kërcënojnë me sende të forta dhe i marrin furgonin 62-vjeçarit

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Thumanë, ku tre persona kanë kërcënuar me sende të forta dhe i kanë marrë furgonin 62-vjeçarit.

08:53
Makina përfundon në dyqanin e luleve, pamjet kur shoferi ecën me shpejtësi ‘skëterrë’ në Vlorë

Bazuar në pamjet e aksidentit të një dite më parë në Vlorë, ku makina përfundoi në një dyqan lulesh, shkaku ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte shoferi.

08:34
3 miliardë vaksina anticovid të shpërndara në të gjithë botën

Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjithë botën, ka kaluar 3 miliardë. Vaksinimi ka nisur në fund të dhjetorit, por është intensifikuar vetëm muajve të fundit. Sipas llogaritjeve të kompanisë amerikane Bloomberg, 23 për qind e vaksinave janë dhënë në 27 vende të pasura dhe kjo dëshmon pabarazinë në qasjen në vaksina. […]

08:25
Çfarë duhet të dini për variantin Delta?

Në Kosovë, më 29 qershor, autoritetet shëndetësore njoftuan se kanë regjistruar dy raste me variantin Delta të koronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët tashmë janë shëruar.

08:13
Zyrtari i lartë amerikan, Philip Reeker viziton sot Shqipërinë, takim me Ramën dhe Bashën

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, viziton ditën e sotme Shqipërinë.

07:54
Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

E martë, 29 Qershor 2021
22:50
Bali, 6 të vdekur dhe disa të zhdukur si pasojë e fundosjes së një trageti

Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një traget u fundos në ujërat e ngushticës së Balit.

22:50
FOTOT/ Ishin ulur në kafe, por papritur burri ngrihet nga karrigia dhe rreh barbarisht gruan në sy të fëmijës së mitur

Në Turqi, ku dhuna në familje mbetet një problem i madh, një incident tjetër i rëndë u shënua. Një burrë ndërsa qëndron i ulur në kafe me bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 muajsh në karrocë, ngrihet nga karrigia e tij dhe fillon të qëllojë gruan.

22:45
Immobile: Vialli më ndihmon shumë, fal golat e mi për trofeun

Ciro Immobile është gati për përballjen me Belgjikën në çerekfinalet e Euro 2020-ës. Bomberi italian, që nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen ndaj Austrisë u shfaq i gatshëm të heqë dorë nga golat e tij, me qëllim që “të kaltrit” të ngrenë lart trofeun në fund të edicionit.

22:34
“Jam me fat që jam gjallë”/ Lirohen nga burgu turistët që masakruan truprojën e Dan Bilzerian, kushti që i vendosi ishulli luksoz

Turistët që u vunë në pranga për rrahjen brutale ndaj truprojës së Dan Bilzerian në ishullin Mykonos të Greqisë janë liruar nga burgu por me kushtin që të largohen nga vendi.

22:31
Avionët luftarakë rusë ngacmojnë fregatën holandeze në Detin e Zi

Ministria holandeze e Mbrojtjes njoftoi se avionët luftarakë rusë kishin ngacmuar fregatën holandeze Evertsen në Detin e Zi në fillim të këtij muaji, duke ndërhyrë në sistemet e komunikimit.

22:28
Mbi 955 mijë vaksinime anti-COVID nga fillimi i fushatës

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 955, 498 vaksinime anti COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 12,059.

22:15
Mbetet i pandryshuar numri i viktimave në Sërfsajd të Floridës – Presidenti Biden do të vizitojë zonën të enjten

Hyjnë në ditën e gjashtë kërkimet për të mbijetuar pas shembjes së një ndërtese banimi në Sërfsajd të Floridës, ku deri tani numri i viktimave ka arritur në të paktën 11 persona. Ekipet e shpëtimit janë në një betejë me kohën në kërkim të 150 personave të tjerë që ende janë të zhdukur.

22:15
Gjenerali amerikan paralajmëron talibanët për ofensivën në Afganistan

Komandanti i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Austin Miller, nuk ka përjashtuar mundësinë e sulmeve ajrore kundër talibanëve, nëse kryengritësit e vazhdojnë fushatën e tyre për të pushtuar territorin, në shtetin e shkatërruar nga lufta.

22:05
“Ledri mos më urre”/ Sara Hoxha publikon fotografinë që premtoi se nuk do ta bënte

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, postoi ditën e sotme një foto në “Instastory” shkëputur nga një videocall, ku i kishte bërë tag Malumës.

21:48
Estoni: Asgjësohen mijëra vaksina kundër COVID-19, pas problemit me frigorifer

Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatuara është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet.

21:46
Bretkosa ‘e kujdesur’ duket se mbron shokun e saj nga shiu, nën lule (fotot)

Të jesh ‘mik’ i një bretkose nuk duket si diçka shumë joshëse, por duket se shprehja gjen më shumë kuptim me këta dy shokë amfibë, që mbrohen së bashku nga shiu duke u strehuan nën një lule.

21:23
Makina përplas motoçikletën, plagoset një person. Transportohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shëngjin.

21:22
Trupat e viktimave të Covid dalin në lumin indian pasi përmbytjet zbulojnë varret e cekëta (foto të rënda)

Përmbytjet e ditëve të fundit në Indi kanë zbuluar varret e cekëta të qindra viktimave të koronavirusit.

21:19
“Më rriti nëna me bukë e kripë erdhi Audi më vrau pa mëshirë. Ti më vrave dhe kurrë s’më qave!”

“Ku janë vajzat e mia? Ku është djali im? Jam vrarë shumë shpirtërisht! O zot çfarë më bëre. Më more katër fëmijë”.

21:15
Një Kupë Bote dhe 63% e ndeshjeve të fituara, Low e mbyll me Gjermaninë

Merr fund pas plot 15 vitesh epoka e Joakim Low në pankinën e përfaqësueses së Gjermanisë, me trajnerin që drejtoi për herë të fundit “panzer”-at pikërisht në “Wembley” përballë Anglisë, aty ku humbja 2-0 u kushtoi eliminimin nga Kampionati Europian.

20:57
Zbardhet vendimi/ SPAK kërkoi rihapjen e çështjes për Fatmir Mediun, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën. Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit.

20:49
Estoni/ Asgjësohen mijëra vaksina kundër COVID-19, pas problemit me frigorifer

Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatura është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet.

20:40
MASR shpall thirrjen për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi njofton se nga ana e ministrisë që ajo drejton është shpallur thirrja për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar.

20:40
Gjen age mjekësore tek mishi/ Pas denoncimit në Fiks Fare, AKU sekuestron dhe analizon mishin pa vulë

Gjen age në mishin e gicit të blerë në dyqan, ballafaqohet me shitësin e dyqanit ai i thotë të shkojë t’i bëj analizat.

20:39
John McAfee ruante të dhënat anti-amerikane në ndërtesën e shembur në Miami, pretendojnë konspiracionistët (fotot)

Të ashtuquajturit “teoristë konspiracioni” kanë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale komente “të paverifikuara” që pretendojnë se pionieri i antivirusëve kompjuterikë John McAfee, ruante provat e korrupsionit të qeverisë së SHBA ndërtesën e shembjes katastrofike në plazhin e Miami.

20:16
Mbërrijnë në Kosovë mbi 106 mijë doza të vaksinës Pfizer

Këtë të martë ka mbërritur kontingjenti i dytë i vaksinave në Kosovë, nga kontrata me Pfizer.

20:10
Familja u shua në aksident/ Çfarë shkruante Anastasia në ditar vetëm pak ditë para udhëtimit tragjik: Jam e lumtur, dua të blej shumë gjëra

Erdhën në Shqipëri për pushime, por anëtarët e një familjeje humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Fier-Vlorë.

20:08
Gratë zhvishen ‘topless’ për banjë në shatërvanët e New York, në paradën e shthurrur të lesbikeve (fotot)

Dhjetra gra dolën dje ‘topless’ në marshimin e përvitshëm te lesbikeve në New York City, megjithse kufizimet e koronavirusit janë ende në fuqi.