Iliri si Leader i shtëpisë I ka kërkuar “Vëllait të Madh” të organizojë një koreografi për festën e “Halloween”.

Secili nga VIP-at ka veshur kostume të ndryshme ku përfaqësojnë nga një personazh të caktuar.

Gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar prova për kërcimin që ata do të bëjnë,ku ajo e djeshmja solli edhe një konflikt mes Ilirit dhe Donaldit.

Ditën e sotme ata patën një dënim nga produksioni dhe duket që gjakrat janë qetësuar sadopak mes tyre.

Duket që ky kërcim po pritet me shumë dëshirë nga banorët dhe performanca e tyre mbetet për t’u parë.

Top Channel