Mbasi përfundoi  dënimin me një vit burgim për akuzën e dhunës në familje kur doli nga qelia Ramazan Lici jo vetëm nuk gjeti asnjë anëtar në banese por ata kishin shitur edhe shtëpinë në Laknas.

I gjendur në një situatë të tillë dhe duke u nisur nga historia e tij personale 61 vjeçari është i bindur se ashtu si veproi bashkëshortja e tij që denoncoi dhunën nga burri për të kërkuar azil politik jashtë Shqipërisë, të njëjtën taktikë po e përdorin dhe gra të tjera

Për këtë shkak hasjani pret nga Gjykata e Tiranës çeljen e një procesi civil ndaj familjarëve dhe në mënyrë të veçantë ndaj gruas që sipas tij e la në mes të katër rrugëve. Ndaj ai ka dorëzuar kërkesën për një avokat falas nga shteti.

I bindur se fajësinë e dhunës e shleu para drejtësisë shqiptare Lici e konsideron braktisjen si një dënim edhe nga dy fëmijët e tij.

“I rrita i shkollova dhe nuk më flasin më”, tha ai.

“Po me gruan a fole…?”, e pyeti gazetarja Anila Hoxha.

 

 

Top Channel