Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin 11/06 21:35
Dy trena pasagjerësh janë përplasur dhe të paktën një ka dalë nga shinat pas një incidenti pranë një kryqëzimi hekurudhor në Wiltshire të Anglisë.
Sipas mediave britanike, ekuipazhet e urgjencës nxituan në vendngjarje në tunelin Fisherton midis Andover dhe Salisbury pas përplasjes rreth orës 19:20 të mbrëmjes së sotme.
Së paku 12 pasagjerë besohet se janë lënduar në incident ndërkohë që raportohet gjithashtu se një nga drejtuesit e trenave është bllokuar brenda kabinës.
Shumë persona u plagosën në aksident, por Policia Britanike e Transportit tha se ishin ‘mirënjohës’ që askush nuk kishte vdekur.
Top Channel