Flakët rrezikuan banesat, pas një nate të vështirë ndërhyrja nga toka dhe ajri frenon zjarrin në Peqin Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave.
Fshati malor i Elbasanit e ka përqendruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.
Por së fundmi gështenja po përballet me një sëmundje e cila ka ulur prodhimin dhe kërkohet ndërhyrje nga shteti.
Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë.
Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.
Gështenjat e Labinotit Mal po gjejnë përdorim të gjerë në Itali e cila i përdor në pastiçeri dhe kryesisht në prodhimin e çokollatave.
Top Channel