Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë rritje të akcizës së cigares e cila rrjedhimisht do të çojë në rritje çmimesh  çka do të thotë ulje e konsumit dhe më pak jetë të humbura për shkak të duhanit.

Por nga ana tjetër do të kishte edhe rritje të të ardhurave në arkën e shtetit. Një në katër të rritur janë duhanpirës. Edhe pse prevalenca duket në rënie vitet e fundit  ajo mbetet më e lartë se sa mesatarja botërore. Ndaj kërkohet që norma e akcizës të dyfishohet.

“Nëse rritet  norma e akcizës dy herë atëherë  pritet që të këtë 33 mijë vdekja më pak për periudhën 2022 – 2030. Dhe sipas tyre  rritja e normës së akcizës ka një efekt pozitiv ndaj  të varfërve  pasi 50 % e vdekjeve të parandaluara i përkasin kësaj shtrese. Pra ata  do të konsumojnë më pak duhan për shkak të çmimit të lartë rrjedhimisht  do të frenohet vdekshmëria për shkak të uljes së  kosumit të duhanit tek kjo shtresë. Por çfarë e pengon qeverinë të ndërmarrë këtë hap për sa kohë është një ndër kërkesat e BE”, tha Drin Imami.

“E para druhen se mos bëhet evazion, por nëse forcohen ligjet nuk ka vend dhe e dyta kompanitë e duhanit janë shume lobuese pasi tek ata do të shkaktoheshin humbje të mëdha”, u shpreh ai.

Zbatimi i ligjit anti-duhan në ambiente të mbyllura dha efekte të menjëhershme ,por si për çdo gjë tjetër edhe ligji anti-duhan nuk po zbatohet si më parë. Në shumë lokale konsumohet duhan edhe brenda.

Top Channel