Dorëheqja e Zaevit/ Rama dhe Vuçiç në Samitin e Klimës: Ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin për Open Balkan?

01/11/2021 14:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar disa momente nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku që të dy po marrin pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike në Glasgow.

“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiç në Instagram në foton me Ramën.

Kujtojmë se Rama, Vuçiç dhe Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për Open Ballkan.

Por mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel