Tërmeti i fortë me magnitudë 4.7 dhe lëkundjet e tjera me epiqendër në Bulqizë të cilat ranë ditën e  premte kanë dëmtuar më se 100 shtëpi.

Verifikimet vazhdojnë por shumë familje jetojnë jo vetëm mes ankthit të shtëpive që mund t’u rrëzohen por edhe të një fatkeqësie natyrore që thelloi varfërinë. Ferit Doga në Fushë Bulqizë është një prej tyre.

Kreu i njësisë Administrative, Selim Alliu thotë se në fushë Bulqizë  janë të paktën 20 shtëpi të dëmtuara.

Dëmet janë të rënda në disa banesa edhe në njësi të tjera administrative ku banorët flenë me frikë që prej së premtes ndërsa post lëkundjet vazhdojnë.

 

 

 

Top Channel