Kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen sot si kryeministër dhe si kryetar i partisë në garë Lidhja Socialiste Demokrate.

Ky vendim erdhi pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale të mbajtura sot, ku rezultati paraprak i raundit të dytë në 44 komuna i jep fitoren opozitës.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, ka shtuar ai.

Deri më tani janë numëruar votat në 90% të komunave në Maqedoninë e Veriut .

BDI fitoi në: Strugë, Kërçovë, Dollnen, Çair, Bogovinë, Tearcë, Haraçinë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë.

Kurse opozita “Aleanca për shqiptarët” dhe “BESA” fitoi në: Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Zhelinë dhe në Dibër.

Në shumicën e komunave përfshirë edhe kryeqytetin Shkupin ka fituar opozita dhe ka humbur Zoran Zaev. “Lidhja Besa” fitoi zgjedhjet në Tetovë me shumicë shqiptarësh, ndërsa kryetarja Teuta Arifi ka pranuar humbjen. Kandidatja e pavarur Danella Arsovska duket udhëhoqi bindshëm në Qytetin e Shkupit.

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Ende nuk dihet nëse kjo dorëheqje do të pasohet me deklarim të zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel