Kjo është makina që dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Laç.

Makina është një Toyota me targa italiane, e cila u përdor nga autorët dhe më pas iu vu flaka në Milot.

Reçi, 60 vjeç, ish-polic, u ekzekutua pranë bizneseve të tij. Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.

Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Policia njoftonte për rastin e atentatit në 2020 se “në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal “.

Top Channel