Rusët rikthehen në Sharm el Sheikh/ Vendasit: Shpresë për rimëkëmbje

31/10/2021 21:27

6 vite pas sulmit terrorist të ISIS , turistët rus janë rikthyer në Sharm el Sheikh.

“Para 2015-ës, kishte rreth 120-150 fluturime që vinin nga Rusia çdo javë… Shpresojmë që gjërat të kthehen ashtu siç ishin”, i tha AFP-së udhërrëfyesi egjiptian Abdelqader Abdel-Rahman.

Ky atraksion turistik në Detin e Kuq, u godit keq ekonomikisht pas rrëzimit të një aeroplani në vitin 2015 që vrau 224 pasagjerë kryesisht rusë.

Sulmi u mor përsipër nga i ashtuquajturi grup xhihadist i Shtetit Islamik.

Pas rrëzimit të aeroplanit, Rusia vendosi një ndalim të plotë të të gjitha fluturimeve në Detin e Kuq që nga viti 2015, madje edhe në Kajro për disa javë.

Me pandeminë  Covid-19 më pas, në vitin 2020, kjo ishte një goditje e dyfishtë duke larguar kështu edhe  turistët e mbetur

Turizmi  në këtë rajon përfaqëson rreth 10 për qind të PBB-së së Egjiptit ku një e treta e popullsisë prej 100 milionë banorësh jeton nën kufirin e varfërisë.

 

Top Channel