Rikthimi i Komunave në Hartën Territoriale shihet me skepticizëm nga ekspertët e fushës,  të cilët nuk besojnë në sinqeritetin e propozimeve  të Partisë Demokratike.

“Kam dyshim se propozimi ka në sfond kalkulimet ekektorale , nuk ka në realitet qëllimin për shërbimin për përmirësimin e shërbimeve. Në vend të sfidosh një Bashki të madhe , kalkulimet lokale elektorale , janë të tilla që mund të mos fitoj Bashkinë e Tiranës, por le të kem unë 5 bastione të mia”, tha urbanisti Flamur Kuçi.

Por, Partia Demokratike pretendon të kundërtën. Sipas saj Partia Socialiste ka miratuar një hartë që e favorizon ne zgjedhje.

“Nëse marrim rezultatet historike  të zgjedhjeve qoftë politike qoftë lokale  dhe i përkthejmë në hartën ekzistuese të ndarjes territoriale marrim pak a shumë të njëjta rezultate humbje fitore siç kanë qenë edhe në hartën e vjetër territoriale”, tha Kuçi.

As argumenti  se rikthimi i njësive të vjetra  afron  shërbimet pranë  qytetarëve sipas urbanistit Flamur  Kuçi nuk qëndron.

“Për shkak se dhe sot këto njësi të qeverisjes vendore që janë praktikisht në të njëjtat kufiri komunat dikur kanë përfaqësim të pushtetit vendor i marrin shërbimet në atë nivel për më tepër në perspektiven e digjitalizimit  të një pjese të mire të shërbimeve,  certifikatave e me radhe”, tha ai.

Rishikimi i hartës territoriale 7 vite më parë u shoqërua me kundërshti të forta për shkak të kalkulimeve politike. PD e bojkotoi reformën, ndërsa sot është e gatshme të ulet në tryezën e dialogut për një ndarje të re.

Top Channel