Pamje nga atentati i Besnik Recit

Sot në mëngjes Laçi u trondit nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi, 60 vjeç, në afërsi të një banke.

Persona të armatosur ekzekutuan 60-vjeçarin Xhelal Reçi, ndërsa më herët në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën pas.

Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Besnik Reçi pasi pikasi atentatorët, devijoi me makinë në trotuar dhe i shpëtoi atyre.

Ndjekja nga atentatorët ka zgjatur sërish, derisa Reçi i bëri shenjë policisë dhe ata e morën në mbrojtje.

Njoftimi i Policisë lidhur me atentatin që iu bë të riut një vit më parë:

Më datë 16.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve, sepse më datë 15.08.2020, ora 19:30, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal

Top Channel