Nis “Festival Academy”, pjesë e nismës së festivalit kulturor Shqipëri-Izrael

01/11/2021 15:36

Festival Academy çeli sot siparin pranë Liceut Artistik Jordan Misja.

Ai vjen si nismë e Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael. Nën lektorimin e pianistes së mirënjohur shqiptare Almira Emiri, në një MasterClass.

Nisur nga eksperienca e saj në Austri, Itali, Gjermani, Hungari, Izrael dhe mjaft skena të tjera europiane, Profesore Emiri sjell për të rinjtë një aktivitet intensiv.

Almira Emiri ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Franc List” në Budapest dhe studimet Master në Universitetin e Arteve në Grac. si dhe ka marrë pjesë në Masterklasa të profesorëve të njohur Dimitrij Bashkirov, Imre Rohmann, Alexander Satz, etj.

Festivali kulturor Izrael-Shqipëri çeli edicionin e parë në 12 shtator të këtij viti.

 

Top Channel