E shtunë, 21 Gusht 2021
18:16
Afganistan/ Fotot e marinsave amerikanë që kanë pushtuar mediat botërore

Këta që shihni në foto janë marinsat amerikanë, të cilët shihen teksa mbajnë në duar e përkujdesen për foshnje e fëmijë afganë. Këto foto kanë pushtuar mediat botërore.

18:02
Martesa mbretërore e Nigerisë mbledh të parët e Afrikës me avionë privatë, shkëlqim e ekstravagancë (fotot)

Dhjetra avionë privatë kishin mbushur pistën e aeroportit të rajonit verior të Nigerisë, Kano teksa elita e vendit dhe koka të shteteve afrikano-perëndimore vinin për martesën e të birit të presidentit, me bijën e një lideri të njohur fetar, tradicional.

18:00
“Më ka tradhëtuar me 12 gra, i pashë të gjitha”/ Modelja e njohur demaskon të dashurin

Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Përmes rrjeti të saj social,Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra. Amber Rose ndau me ndjekësit një story mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra.

17:59
Fundjava shton masat/ Policia Rrugore bën bilancin e 48 orëve të fundit

Policia Rrugore ka shkuar vigjilencën në rrugë, për shkak të fluksit të shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim, si dhe atij në drejtim të Malit të Tomorrit Berat dhe në drejtim të Korçës.

17:27
Tetë viktima nga covid në Kosovë, mes tyre edhe një 19-vjeçar

Kosova ka shënuar një bilanc tragjik viktimash në këto 24 orë të fundit. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën tetë persona, mes tyre një 19-vjeçar nga Kaçaniku.

17:18
Situata nga covid/ MSH: 658 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të koronavirusit sa vjen dhe rritet. Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 658 raste të reja, rreth 100 raste më shumë se dita e djeshme. Ndërsa dy qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e viktimave në vend në 2,477.

17:11
Grekja këndon “25 gërshetat”/ Gliqeria bëhet “hit” duke kënduar shqip

Kjo këngë shumë e njohur në Shqipëri, e kënduar në juglindje të vendit, është bërë e njohur edhe në Greqi.

17:08
Më në fund një datë, pas zvarritjeve caktohet premiera e James Bond!

Premiera botërore e filmit më të fundit të sagës së James Bond, ‘No Time To Die’ e ka më në fund një datë! Adhuruesit e aventurave të agjentit më të famshëm të botës morën frymë lirisht kur mësuan se ajo do të mbahet në Royal Albert Hall të Londrës në 28 shtator.

17:03
Greqia ndërton murin kufitar 40km për të ndaluar refugjatët afganë të hyjnë në Evropë (fotot)

Ministri grek i mbrojtjes së qytetarëve Michalis Chrisochoidis tha sot se ka përfunduar zgjerimi i murit kufitar 12.5 km në kufirin me Turqinë, i pajisur me sisteme elektronike monitorimi të pavarura.

16:53
“Letër nga një vajzë afgane”/ Angeline Jolie hap “Instagram” për të treguar historinë e trishtë nga Afganistani

Realiteti i trishtë në Afganistanin e pushtuar tashmë nga talebanët, e ka bindur artisten Angeline Jolie të hapë një profil në “Instagram”.

16:51
“Vdiqa dhe erdha te ju”/ Tmerrohet babai, 3-vjeçarja i tregon me detaje jetën e mëparshme

I tmerruar, një baba amerikan ndau në rrjetet sociale bisedën frikësuese që kishte pasur me të bijën 3 vjeçe, e cila i tregoi sesi në jetën e kaluar, kishte qenë në një familje tjetër dhe erdhi këtu vetëm pas vdekjes.

16:46
“Gra, ngrini zërin!”/ Gazetarja afgane shpërthen në lot: Talebanët po kërkojnë vëllain tim. Situata është kritike

“Ngrini zërin!” Ky është mesazhi për gratë, nga gazetarja afgane, Lailuma Sadit, e cila shpërtheu në lot ndërsa iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp. Gazetarja sot jeton në Bruksel dhe flet në emër të të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.

16:36
“Kjo gjellë nuk hahet”/ S’i pëlqen gatimi, talebanët i vënë zjarrin gruas afgane

Talebanët i vunë zjarrin një gruaje vetëm sepse nuk i pëlqeu gatimi i saj, thotë The Sun.

16:28
Festivali suedez i seksit lë 100 të infektuar me Covid-19, pas eventit ‘Tantra’ (fotot)

Një festival tradicional veror kryesisht për seksin në Suedi, ka lënë të paktën 100 të infektuar me Covid-19, pas eventit të tij më provokues të njohur si “Tantra”.

16:25
Ndeshje mes shqiptarëve e serbëve/ Në Durrës organizohen garat MMA, marrin pjesë Kosova dhe Serbia

Atë që nuk e bëri dot politika e realizoi sporti në mënyrën më të bukur dhe të natyrshme.

16:19
Miqësorja Tirana-Erzeni/ Ekipi i kryeqytetit mbyll stërvitjen 4 javore në Pogradec

Tirana mbyll fazën përgatitore 4 javore në Pogradec me ndeshjen miqësore me Erzenin. Një nga shumë ndeshjet e kontrollit që zhvilluan bardheblutë në këto ditë grumbullimi.

16:13
Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, mijëra qytetarë nga e gjithë bota shkojnë për nderim

Peligrinazhi që ka nisur që në datën 18 gusht, në Malin e Shenjtë të Tomorrit, është duke vijuar ende dhe pritet të zgjasë deri me 25 gusht.

16:07
Plehrat në plazhet e jugut/ Denoncimi origjinal i Robert Aliajt vë në lëvizje pushtetin vendor

Kriza e mbetjeve urbane në Shqipëri është një fenomen që shqetëson gjithkënd.

15:58
Shaka me Ezanin, mbyllet lokali në Tiranë/ Besimtarët kërcënojnë me jetë pronarët e biznesit

“Një këngë e papërshtatshme për të konkurruar në top fest”. Ky episod në formën e një ‘stand up comedy’ në një prej lokaleve të kryeqytetit që u bë viral në rrjete sociale ka sjell përplasje përtej virtualitetit.

15:53
Zjarret nuk po ndalen/ Vijojnë në Dibër, Vlorë, Mirditë, Shkodër dhe Kukës

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, veriu i Shqipërisë vatrat e zjarrit vijojnë të jënë active nga veriu në jug të Shqipërisë.

15:52
Ha, merr dhe ik! Fermerët që i shesin frutat direkt nga pema

‘Ha, merr dhe ik…’, kështu bën biznes një familje fermerësh në Drashovicë të Vlorës. Ata i shesin frutat direkt në pemë.

15:46
Pandemia preku 89% të bizneseve/ Turizmi, tregtia dhe industria, janë sektorët më të goditur

Pandemia Covid 19 goditi fort ekonominë veçanërisht vitin e kaluar, teksa efektet vijojnë të ndjehen edhe këtë vit si te sipërmarrjet ashtu edhe të individët si pasojë e masave kufizuese.

15:41
Qindra të arrestuar, dhjetra policë të plagosur në protestat masive anti-kufizime në Australi (foto dramatike)

Mijëra protestues anti kufizime të koronavirusit pushtuan sot Melbourne në Australi, ku më shumë se 200 vetë u arrestuan dhe të paktën 10 policë u dërguan në spital prej plagosjeve.

15:28
Të planifikuara dy fluturime Kabul-Tiranë të dielën, por asgjë s’është e sigurtë

Prej së hënës deri ditën e sotme mësohet se ishin planifikuar fluturime nga Kabuli drejt Tiranës por ato janë anulluar.

15:16
Në një natë 16 shtrime me Covid/ Shefi i Urgjencës: Mos neglizhoni virozat, mund të jenë “Delta”!

Nëse keni të vjella e diarre, mos e neglizhoni duke u justifikuar se është virozë por bëni testin, pasi këto janë shenja të mutacionit Delta.

15:16
Madonna poston videot e harbimit të ditëlindjes/ Këndon ‘Bella ciao’në tavernat e Puglias (fotot)

Ylli amerikan i muzikës pop Madonna ka vijuar mbrëme maratonën e festimeve të ditëlindjes së 63-të, duke kënduar e kërcyer, në një formë për t’u pasur zili.

15:09
Ekzekutim me tre plumba në kokë/ 25-vjeçari nga Elbasani u gjet i vrarë pranë Babicës në Vlorë

25-vjeçari nga Elbasani Xhuliano Bullari, mëngjesin e ditës së sotme është ekzekutuar me tre plumba në kokë në Vlorë.

14:56
Efektivi i RENEA-s trafikonte drogë/ PD: Aleanca e Ramës me krimin, degradim për policinë

5 shtetas, mes të cilëve një polic, u arrestuan mbrëmjen e kaluar, gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet.

14:25
Kosovë: 26 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të shtunën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 757 pacientë, prej tyre 653 me koronavirus.

14:20
“Njerëzve po u mbaron ushqimi”/ Bankat në Afganistan jashtë funksionit, bankomatët janë bosh!

Institucionet bankare qëndrojnë të mbyllura në Afganistan për të shtatën ditë, teksa vendi është nën kontrollin e talebanëve.

14:19
Vllaznia e pandalshme në Champions/ Vajzat shkodrane mundën Verencvarosin dhe kualifikohen

Vllaznia e femrave ka arritur mbrëmjen e djeshme të përsërisë suksesin e madh të kualifikimit në raundin final të turneut eliminator të Champions League.

13:57
I vuri flakën tokës/ Zjarri mori para pemë e shtëpi, nën hetim 46-vjeçari

Një 46-vjeçar po hetohet për djegien e tokave bujqësore dhe një banese të pabanueshme në Kavajë.

13:56
Me armë gjahu me vete, babë e bir bëjnë për spital 44-vjeçarin në Rrogozhinë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në plagosjen e një 44-vjeçari.

13:40
Profecia e Bin Laden në 2010: Joe Biden do ta çojë SHBA drejt katastrofës!

Osama Bin Laden, thotë New York Post, e kishte paralajmëruar një herë grupin e tij terrorist të Al Kaedës që të mos e shënjestronte Joe Bidenin, sepse ndante bindjen që ai do të trashëgonte presidencën po t`i ndodhte gjë Barack Obamës dhe se ishte njeri që “do t`i çonte drejt krizës Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

13:39
“Nxorri” Deltën/ India krijon vaksinën e parë të ADN-së anti Covid

India, vendi ku u shfaq më së pari variant Delta i koronavirusit që sot po pushton botën, krijoi vaksinën e parë të ADN-së në botë.

13:36
Pamjet që të këpusin shpirtin, çfarë po ndodh vërtet në aeroportin e Kabulit!

Skenat të rënda jashtë aeroportit të Kabulit tregojnë dramën që po përjetojnë veç të tjerash familje të tëra dhe fëmijët mes kaosit dhe të shtënave të herë pas hershme.

13:27
Osmani për ‘Sky News’: Ardhja e refugjatëve afganë është çështje ditësh

Kosova është e gatshme për pranimin e qytetarëve që do të evakuohen nga Afganistani, mirëpo koha e saktë e ardhjes së tyre nuk dihet ende.

13:14
Udhëheqësia e talibanëve mblidhet për të diskutuar qeverinë e ardhshme

Udhëheqësia e lartë e talibanëve është raportuar të jetë mbledhur në Kabul, për të analizuar qeverinë e ardhshme, pas kthimit të grupit islamist në pushtet.

13:10
E pabesueshme! Zbulohet çfarë ka nën Polin Jugor të Marsit

Polet e ngrira marsiane i kanë intriguar prej kohësh shkencëtarët, jo vetëm për sipërfaqen e tyre por edhe për atë që mund të gjendet poshtë.

12:50
FOTO+EMRI/ Identifikohet i riu që u ekzekutua në Vlorë me plumb në kokë, i dënuar më parë

Është identifikuar i riu i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

12:49
I vuri flakën bimëve në varrezat e fshatit, nën hetim 46-vjeçari në Fier

Një 46-vjeçar po hetohet në Fier, pasi dyshohet si përgjegjës i djegies së një toke me bimë.

12:36
Ministrja Kushi: Po merren të gjitha masat për të mirëpritur nxënësit më 1 shtator për mësim plotësues

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka vijuar me takime intensive me drejtues të zyrave vendore, drejtorive rajonale dhe përfaqësues të ministrisë, për të plotësuar çdo nevojë të mundshme të institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar.

12:23
Bie miti! Ekspertët: Edhe të vaksinuarit përhapin variantin Delta

Varianti “Delta” përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe mes personave të vaksinuar kundër Covid 19.

12:22
SHÇBA iu shkoi në banesë me qen antidrogë, u gjetën qindra fishekë e drogë/ Dalin pamjet e operacionit, 5 të arrestuar

SHÇBA ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë dhe deri më tani janë vënë nën pranga 5 persona, mes tyre një punonjës policie.

12:11
Biden “ngre duart lart”: Nuk garantojmë rezultatin final të evakuimeve në Kabul!

Presidenti Joe Biden paralajmëroi se operacioni për evakuimin e mijëra personave të mbledhur në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit bart në vetvete risqe të mëdha, megjithatë u zotua se çdo amerikan që e dëshiron këtë, do të evakuohet nga Afganistani i sunduar tashmë prej talebanëve.

12:01
Gjendet i vrarë në makinë/ Atentat ndaj të riut në Vlorë në aksin Vlorë-Babicë

Një 25 vjeçar identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur është ekzekutuar me tre plumba në kokë, në Vlorë.

11:48
Tentuan të kalonin mallra kontrabandë nga Serbia në Kosovë, 2 shoferët ‘kapen mat’ në kufi

Policia Kufitare në Muqivercë ka ndaluar dy traktorë të drejtuar nga dy shtetas kosovarë, të cilët tentuan për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

11:37
Sulmuesi i Stuttgartit dëmtohet në shpatull, rrezikon disa javë mungesë

Nuk ka paqe për bomberin e Stuttgaritt, Sasa Kalajdzic në këtë fillim sezoni.

11:28
Flakët po rrezikojnë disa shtëpi në Fushë-Arrëz/ Vatra aktive në zonat malore, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit

Zjarri që ka përfshirë Qafë Malin, në Fushë Arrëz po rrezikon disa shtëpi. Flakët kanë nisur në fshatin Srriqe ndërsa tani po u afrohet banesave në fshatin Armiraj.

11:28
Kultivonin kanabis në pyll, arrestohen dy autorët

Policia ka evidentuar dhe goditur dy raste të kultivimit të narkotikëve në Skrapar dhe ka vënë nën pranga 2 persona të dyshuar si autorë, si dhe është proceduar penalisht një tjetër për moskallëzim të krimit.

11:15
Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, zona transite për evakuimet nga Afganistani

Bahrejni thotë se do të hapë aeroportet për fluturimet që evakuojnë njerëzit nga Afganistani, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe u shprehen se do të strehojnë përkohësisht refugjatët afganë, teksa Shtetet e Bashkuara po përballen me hapësira të mbingarkuara me të evakuuar në Katar.

11:14
Gërryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e Shkumbinit për të nxjerrë inerte, arrestohen tre persona, në kërkim dy të tjerë

Tre persona janë vënë nën pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë gërryer në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte.

10:59
Në kërkim ndërkombëtar për organizim të paligjshëm të emigracionit, kapet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar, i dënuar me 4 vite burg për dhënie ndihmë emigrantëve të paligjshëm në Maqedoninë e Veriut është kapur sot në Durrës.

10:58
“Mos e shpërdoroni ujin”/ UKT mesazh sensibilizues qytetarëve

Në këto ditë të nxehta të stinës së verës Bashkia e Tiranës bën thirrje për të mos e shpërdoruar ujin e pijshëm.

10:50
Turistët që zgjedhin turizmin malor, sfidojnë terrenin e vështirë për të shijuar bukuritë e veriut të Shqipërisë (Fotot)

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë turistë në vendin tonë.

10:39
U qëllua me plumb në kokë, dalin pamjet e makinës ku u ekzekutua i riu në Babicë

Kjo është makina në të cilën u gjet i vrarë 25-vjeçari në aksin Vlorë-Babicë.

10:27
Automjeti përplas 58-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë në Fier

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Çlirim.

10:20
Shtëpi bari në Kashar/ Mbronin “biznesin” me armë, arrestohen babë e bir

Një banesë e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në zonën e Kasharit.

10:08
India miraton vaksinën e parë në botë të ADN-së kundër koronavirusit

Rregullatori për ilaçe në Indi ka miratuar vaksinën e parë të ADN-së në botë, për përdorim emergjent kundër koronavirusit.

09:59
Pamje nga vendngjarja/ Detaje të reja: I riu u gjet i vdekur brenda në makinë, u ekzekutua me plumba në kokë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Babicë.

09:42
Aksident në by-passin Fier-Levan, dy automjete dalin nga rruga, plagosen 3 pasagjerët

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në bypass-in e Fierit.

09:37
Kosovë/ ​Parlamenti Studentor kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në konvikte

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve afganë. Si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë.

09:32
Kultivuan lëndë narkotike në lumin Drin! U zbuluan nga dronët, policia arreston 4 persona (EMRAT)

Katër persona të fisit Tanushi në Dibër kanë përfunduar pas hekurave pasi policia zbuloi se ata kishin kultivuar lëndë narkotike.

09:21
Biden paralajmëron për humbje të jetëve gjatë ngjitjeve nga Kabuli

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka pranuar se evakuimi masiv nga Afganistani “nuk është proces pa rrezik të humbjes së jetëve”.

09:08
Samiti i Coronës në Gjermani: Fund testeve falas

Para samitit të landeve me federatën gjermane sot, sipas një drafti që qarkullon në media, pritet që t’u jepet fund në masë të madhe testeve falas nga tetori. Me këtë mendohet të rritet presioni ndaj të pavaksinuarve.

08:55
Rusi, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve

Vazhdojnë zjarret e pyjeve që janë përhapur në një zonë prej gjithsej 1,5 milionë hektarë, në lindje të Rusisë.

08:44
NATO: Prioritet përmirësimi i lëvizjes në aeroportin e Kabulit

Ministrat e jashtëm të NATO-s u zotuan të premten të punojnë për të garantuaar evakuim të sigurt nga Afganistani të qytetarëve të tyre dhe afganëve që konsiderohen të rrezikuar pas marrjes së vendit nga talebanët, duke u përqëndruar në përmirësimin e operacioneve në aeroportin e Kabulit së pari.

08:22
Ekzekutohet i riu në Babicë/ Gjendet i vrarë brenda makinës së tij, policia jep detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

08:15
Nis sot Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama nxjerr pamjet e rrugës së re

Me rastin e nisjes së Pelegrinazhit për mijëra besimtarë bektashianë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga rruga e re për në Malin e Tomorrit.

07:58
“Plehrat janë fytyra jonë”- Robert Aliaj denoncon situatën e shëmtuar me plehrat në një nga plazhet e jugut

Këngëtari i njohur Robert Aliaj, i cili shpesh ka provokuar me qëndrimet e tij ka marrë sërish vëmendjen e publikut ku ka denoncuar një skandal me hedhjen e plehrave në një ndër zonat më të bukura për pushim.

07:27
Parashikimi i motit/ E shtuna vjen me diell dhe ulje të lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:58
“Nuk dorëzohemi”/ Forcat anti-talebane hidhen në sulm, rimarrin tre rajone veriore

Luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre rrethe veriore nga talebanët, vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit.

06:32
Sekreti i rënies nga pesha/ Zbuloni kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e rëndësishme, thonë ekspertët.

06:16
Zbut lëkurën dhe largon skuqjet/ Trajtimi i thjeshtë me 2 përbërës

Lëkura e mirë dhe e butë tregon për një shëndet të mirë të të gjithë organizmit. Për ta pasur atë gjatë gjithë jetës mund të themi se gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por edhe faktorë të tjerë siç është përkujdesja ndaj saj apo faktorët e jashtëm atmosferikë e stili i jetesës.

05:57
Si ndikon plakja tek aftësia për t’u përqëndruar

Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur ishit të rinj, ashtu edhe aftësia për të mësuar, mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme, ngadalësohet me moshën. Ju mund ta keni më të vështirë të mbani mend ose të përqendoheni në dy ose më shumë aktivitete njëkohësisht.

05:30
Studimi i ri/ Kafeina mbron lëkurën nga melanoma dhe rrezet e diellit

Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D duke i dhuruar kështu një sërë të mirash shëndetit. Megjithatë shumë diell bën dëm dhe këtë mund ta keni dëgjuar shpesh për shkak të rrezeve UVA dhe UVB. Këto rreze arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohëshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës.

05:05
Rrathët e zinj nuk formohen vetëm nga pagjumësia

Kur shohim një person me rrathë të zinj poshtë syve, ajo që mendojmë fillimisht është mungesa e gjumit. Por ekspertët mjekësorë kanë zbuluar më shumë faktorë që mund të ndikojnë në këtë fenomen, përveç lodhjes apo pagjumësisë.

04:40
Von der Leyen: Afganëve t’u ofrohet mundësi azili

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bën thirrje për një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët, përpara samitit të G7-s mbi situatën në Afganistan.

03:46
G7: Talebanët të garantojnë sigurinë e të huajve dhe afganëve që duan të largohen nga Afganistani

Ministrat e Jashtëm të G7-s u bënë thirrje talebanëve të garantojnë “sigurinë” e të huajve dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani.

03:13
Vitia: Deri më 17 tetor fokusi im do të jetë në Ministrinë e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pret që Kosova të tregojë rezultate të mira në luftën me pandeminë deri në tetor të këtij viti, koha kur ai synon të dalë në krye të Komunës së Prishtinës. Vitia, i cili është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e kryeqytetit, ka thënë se 17 tetori nuk do ta gjejë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, por që deri atëherë do të bëjë maksimumin për menaxhimin e pandemisë.

02:44
Spanja shpall Gjermaninë zonë rreziku

Spanja do të shpallë Gjermaninë një zonë rreziku për COVID-19 nga 23 gushti për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, njoftoi sot Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

02:20
39 emigrantë humbin jetës pas fundosjes së gomones në Spanjë

Të paktën 39 emigrantë humbën jetën të enjten kur gomonja e tyre u përmbyt në Ishujt Kanarie të Spanjës, njoftuan mediat lokale.

01:53
Izraeli miraton dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për mësuesit dhe personat mbi 40 vjeç

Qeveria izraelite dha miratim për zbatimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19 për mësuesit dhe personat mbi 40 vjeç.

01:32
SHBA, shkon mbi 624 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA kaloi mbi 37.161.000.

01:21
Kosova e Maqedonia e Veriut zona rreziku/ Gjermania forcon rregullat, minimumi 5 ditë karantinë për të pavaksinuarit dhe të pashëruarit

Duke filluar nga e diela e 22 gushtit Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen nga Gjermania si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit.

00:59
“Vende të reja për të strehuar afganët”, Biden flet për evakuimet nga Kabuli: Jemi në kontakt me talebanët

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dha detaje të reja në lidhje me evakuimet e amerikanëve dhe afganëve të pambrojtur ndërsa kaosi vijon në Kabul. Qeveria amerikane, tha Biden po shqyrton vende të reja duke përfshirë Evropën, për të zhvendosur afganët.

00:44
Solskjaer kërkon edhe një mesfushor, por më parë duhet shitur

Manchester United ka shpenzuar rreth 130 milionë euro për të sjellë në “Old Trafford” emra si Jadon Sancho e Raphael Varane, megjithatë merkatoja e verës për “djajtë e kuq” nuk ka përfunduar ende dhe në ditët e ardhshme pritet një tjetër goditje.

00:38
Tuchel paralajmëron debutimin e Lukakut: Është lojtari që na mungonte

Titulli kampion është objektivi madhor i Chelseat këtë sezon dhe pasi e nisi kampionatin me një sukses bindës ndaj Crystal Palace, skuadra e Tuchel do të kërkojë suksesin e radhës në derbin e Londrës ndaj Arsenalit.

00:17
Koeman “godet” Moriban: Paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme për një 18-vjeçar

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së javës së dytë të LaLigas përballë Athletic Bilbaos, komentoi edhe situatën e mesfushorit të ri, Ilaix Moriba, që nuk pranon të firmosë rinovimin e kontratës. Lojtari i rritur në akademinë e “blaugranave” mbetet i izoluar dhe nëse nuk hedh të zezën mbi të bardhë do të qëndrojë në tribunë derisa t’i përfundojë kontrata.

E premte, 20 Gusht 2021
23:55
Arsenali “blindon” portën, blen edhe gardianin e talentuar anglez

Arsenali blindon portën me anglezin Aron Ramsdale. “Topçinjtë” kanë shpenzuar 28 milionë euro për të marrë gardianin 23-vjeçar nga Sheffield United, ndërsa vetë Ramsdale ka nënshkruar për 6 sezone me klubin londinez.

23:46
Leipzig gjen fitoren e parë sezonale, mposht bindshëm, Stuttgartin

Leipzig ka lënë menjëherë pas krahëve startin negativ me humbje në transfertën ndaj Mainz, pasi ka reaguar bindshëm në javën e dytë, duke mposhtur Stuttgartin me rezultatin e thellë 4-0.

23:20
PSG në “tjetër planet”, mposht Brestin dhe nis shkëputjen në krye

Messi dhe Neymar vijojnë të qëndrojnë jashtë skuadrës, por yjet e PSG-së nuk mbarojnë kurrë dhe janë gjithmonë aty për të marrë për dore skuadrën drejt një tjetër fitoreje në kampionat.

23:04
“Ata do t’i vrasin të gjithë në vend”/ Jeta e një homoseksuali në Afganistan

Para kryengritjes së talebanëve në Afganistan, jeta për homoseksualin Abdul, emri i të cilit është ndryshuar, ishte tashmë e rrezikshme.

23:04
Hakaj lë Turqinë, rikthehet pas 5 sezonesh te Vllaznia

Esin Hakaj rikthehet te Vllaznia!

22:54
Futbolli për femra/ Vllaznia shkon në turin e dytë të Champions League

Vajzat kuqeblu triumfojnë me penallti 3-1 ndaj Ferencvarosh të Hungarisë. Shkodranet u kualifikuan në 32 skuadrat më të mira të Europës.

22:48
Çifti i të moshuarve më ‘cool’ në Gjermani, me paraqitjet ekstravagante kanë tërhequr mijëra fansa (Fotot)

Një çift i moshuar nga Gjermania na tregon se si “ta shohim botën me ngjyra” dhe të shijojmë çdo moment në natyrë.

22:36
Pamjet shokuese/ Gardiania puthet me të burgosurin brenda qelisë

Një oficere burgu është larguar nga puna pasi dolën pamjet e saj duke puthur një të dënuar në qelinë e tij në Skoci.

22:32
Britania zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Britania ka shënuar përvjetorin e parë të helmimit të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny duke vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasje”.

22:09
Miliarderja më e re në botë shtatzënë për herë të dytë? (Fotot)

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott, janë në pritje të një fëmije tjetër.

21:56
Afganistan: Perëndimi mbylli sytë para realitetit deri në fund

Kishte kohë që ishte bërë i qartë dështimi i ndërkombëtarëve në Afganistan, por perëndimi nuk donte të pranonte faktet, shkruan Emran Feroz në esenë e tij.