Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 15 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,958 mostrave.

Autoritetet njoftuan se në 24 orët paraprake janë shëruar 11 persona, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 314.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë dhënë 2,413 doza të vaksinës.

Deri më tani në Kosovë, 774,547 persona kanë marrë dy doza të vaksinës, ndërkaq 875,615 të tjerë janë imunizuar me një dozë.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.

Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Top Channel