Korrespondenti i Top Channel në Londër Arben Manaj, komentoi sot në Top Talk situatën politikë në Tiranë.

Ndërsa komentoi dhe situatën sot brenda në PD, ai zbuloi se dikur ka qenë i kërcënuar me vdekje nga Sali Berisha.

“Shqiptarët nuk janë budallenj, i dinë korrupsionet e Berishës. Po ashtu dhe të politikanëve të tjerë. Po ashtu dhe ambasadorët i dinë këto, problem është te standardet e dyfishta.

Unë jam një njeri që kam marrë kërcënim me vdekje nga Berisha dhe e kam thënë mendimin tim për situatën në PD. Për mendimin tim as Berisha as Basha s’do jenë më në PD, se nëse do kemi një pushtet që kali tërhiqet vetëm nga një anë do të kemi probleme. Berisha është ai është dhe ka ata mbështetës që ka”, tha Manaj.

Top Channel