Presidenti maqedonas në Prishtinë: Rezerva për Ballkanin e Hapur!

15/12/2021 19:57

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u prit me ceremoni shtetërore në Prishtinë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së postit në 2019-tën.

Kryetarja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani e falenderoi homologun maqedonas për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovën në procesin e integrimeve europiane, por edhe në NATO, aty ku Maqedonia e Veriut tashmë është anëtare. Ndërkohë në takimin e tyre, u prek dhe cështja e Ballkanit të Hapur, një iniciativë kjo për të cilën Osmani sërish tha se nuk e pranon trajtimin e barabartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit në takimin e nismës “Ballkani i Hapur” në Nish të Serbisë. Përderisa Serbia nuk e trajton Kosovën mënyrë të barabartë në iniciativa rajonale, atëherë shohim se Serbia do zgjerim të interesave të saj hegjemoniste. Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteve politike të kësaj iniciative, por edhe sa i përket ekonomisë e sigurisë sepse synimi është të përdoret njëfarë paradhome që të zvarritet procesi e integrimit europian.

Rezerva ndaj “Ballkanit të Hapur” ka pasur edhe vetë Pendarovski, vendi i të cilit është pjesë e nismës bashkë më Shqipërinë dhe Serbinë. Kreu i shtetit maqedonas tha se e ka parë më dyshim që në fillim, përsa kohë në të nuk përfshihen të gjithë vendet e rajonit.

T’ua rikujtoj se kur nisi si iniciativë në vitin 2019, unë isha politikani i parë që shpreha rezerva. Kësaj iniciative i mungon diçka, në vend se të jenë gjashtë shtetet, janë vetëm tre. Përderisa ajo nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të suksese. Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka burime që ‘Ballkani i Hapur’ nuk i ka.

Pendarovski foli më tej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mbetet zgjidhja e vetme drejt stabilitetit në rajon.

Top Channel