Në të gjitha progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksohet roli i rëndësishëm që merr opozita në proceset e integrimit.

Natyrshëm në Bruksel situata në PD është duke u ndjekur me interes.

Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike.

Në emër të Komisionit Europian në përgjigjen për Top Channel, ajo thekson:

Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”.

Pjesë e takimit të një dite më parë të gjashtë ambasadorëve me Lulzim Bashën në selinë blu ishte edhe kreu delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Top Channel