Pas shqetësimit të ngritur nga OBSH se Omicron do të përhapet shumë në muajin janar, qytetarët po interesohen për dozën e tretë të vaksinës, por shumë prej tyre nuk janë të qartë në rastet që kanë kaluar Covidin dhe janë të vaksinuar.

Ursina Hajdini, mjeke në Qendrën shëndetësore nr. 2 u shpreh: “Kur e kanë kaluar ndërmjet dy dozave të vaksinës apo pas dozës së dytë duhet bërë vaksina 30-90 ditë nga Covidi.

Ka një përjashtim për pacientë që janë trajtuar me antitrupa gjatë kalimit të sëmundjes.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që kërkojnë dozën e tretë të vaksinës dhe më parë kanë marrë dy doza Coronavac preferojnë kombinim menjë vaksinë të njohur Agjencia Europiane e Barnave.

Një pjesë e qytetarëve preferojnë kombinim për shkak të mbrojtjes më të madhe ndërkohë që të tjerët shpresojnë që mund t’u njihet për të udhëtuar jashtë Shqipërisë ndërkohë që nuk ka një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë!

Top Channel