Pas një pune intensive dhe orë të gjata nën kushte ekstremi të motit të keq, punonjës të OSSH kanë dalë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në Vermosh, të Malësisë së Madhe.

Si pasojë e reshjeve dhe dëborës, fideri i Kelmendit pësoi dëmtime në disa degëzime gjatë fundjavës, ndërsa ditën e djeshme u rikthye energjia edhe në Lëpushë.

Terreni dhe kushtet atmosferike ishin faktorë pengues në realizimin më të shpejtë të zgjidhjes së avarisë, njofton OSSH.

Njoftimi i plotë i OSSH:

Pas nje pune intensive dhe ore te gjata nen kushte ekstremi te motit te keq, elektricistet e njesise OSSH Malësi e Madhe, Shkodër kanë mundur kete mbremje ti japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior te vendit.
Fideri i Kelmendit pesoi demtime ne disa degezime gjate fundjaves, si pasoje e reshjeve te debores.
Diten e djeshme iu dha energji Lëpushë, kurse me heret ishin furnizuar Tamara dhe Boga.
Sic shihet ne foto dhe video, terreni dhe kushtet e motit ishin faktore pengues ne realizimin me te shpejte te zgjidhjes se avarive.

Top Channel