Gjyqi i vrasësve të biznesmenit/ Autorët e ngjarjes pranojnë se vrasja ndodhi pas sherrit

15/12/2021 15:17

Gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë arrest me burg për tre të dyshuarit.

Tre të dyshuarit janë paraqitur në Gjykatën e Kurbinit në orën 10 të paradites nën masa të rrepta sigurie.

E gjithë gjykata ka qenë e rrethuar me forca të shumta policie dhe hyrja e tyre është bërë në pjesën e pasme të gjykatës për arsye sigurie.

Seanca ka qenë me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë.

Më herët para togave të zeza njëri nga autoret e dyshuar Llej Lika ka pranuar se vrasjen e ka kryer ai pas një sherri që ka pasur me dy nga djemtë e viktimës, duke larguar kështu nga faji si bashkautor babain dhe shokun e tij.

Kujtojmë se Skënder dhe Llej Lika dhe Klajdi Beleshi janë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Sanxhak të Kurbinit.

Top Channel