Të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në Greqi duhet të jenë të pajisur me një test negativ PCR jo më i vjetër se 48 orë.

Top Channel mëson se nga ky vendim nuk përjashtohen as qytetarët e vaksinuar, pavarësisht llojit të vaksinës që kanë bërë.

Të vetmit që përjashtohen nga ky vendim janë udhëtarët që kalojnë tranzit në territorin grek dhe qëndrojnë më pak se 48 orë në vend.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e dielë 19 dhjetor 2021, në orën 06:00 të mëngjesit.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë lidhet drejtpërdrejt me evidentimin e 10 rasteve të para të mutacionit Omicron, di dhe fluksin e qytetarëve që vijnë në këtë vend për Krishtlindje.

Top Channel