E premte, 20 Gusht 2021
22:54
Futbolli për femra/ Vllaznia shkon në turin e dytë të Champions League

Vajzat kuqeblu triumfojnë me penallti 3-1 ndaj Ferencvarosh të Hungarisë. Shkodranet u kualifikuan në 32 skuadrat më të mira të Europës.

22:48
Çifti i të moshuarve më ‘cool’ në Gjermani, me paraqitjet ekstravagante kanë tërhequr mijëra fansa (Fotot)

Një çift i moshuar nga Gjermania na tregon se si “ta shohim botën me ngjyra” dhe të shijojmë çdo moment në natyrë.

22:36
Pamjet shokuese/ Gardiania puthet me të burgosurin brenda qelisë

Një oficere burgu është larguar nga puna pasi dolën pamjet e saj duke puthur një të dënuar në qelinë e tij në Skoci.

22:32
Britania zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Britania ka shënuar përvjetorin e parë të helmimit të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny duke vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasje”.

22:09
Miliarderja më e re në botë shtatzënë për herë të dytë? (Fotot)

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, reperi Travis Scott, janë në pritje të një fëmije tjetër.

21:56
Afganistan: Perëndimi mbylli sytë para realitetit deri në fund

Kishte kohë që ishte bërë i qartë dështimi i ndërkombëtarëve në Afganistan, por perëndimi nuk donte të pranonte faktet, shkruan Emran Feroz në esenë e tij.

21:51
Mijëra afganë në pritje të largimit/ Skena kaotike jashtë aeroportit të Kabulit

Aeroporti i Kabulit është kthyer në një vijë ndarëse mes ëndrrës për t’ia mbathur nga Afganistani dhe qëndrimit nën sundimin taleban.

21:48
Benzema rinovon me Realin, synon të kalojë Santillanan dhe Di Stefanon

Karim Benzema duket se ka vendosur të mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

21:39
Estonia e gatshme të pranojë vetëm 30 refugjatë afganë

Qeveria e Estonisë ka bërë të ditur se vendi do të pranojë deri në 30 refugjatë afganë,  pas kaosit të krijuar në Afganistan.

21:33
(Video) Bie në shinat e trenit, polici e tërheq në sekondat para mbërritjes së trenit

Një pasagjer metroje në Nju Jork i shpëtoi vdekjes së sigurt vetëm falë ndërhyrjes së guximshëm të një polici, që për të shpëtuar 60-vjeçarin, rrezikoi jetën e tij.

21:27
Maqedoni e Veriut/ 1.074 raste të reja dhe 24 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.074 raste të tjera dhe 24 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

21:17
Erdoğan dhe Mitsotakis diskutojnë për Afganistanin dhe migracionin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën u diskutuan zhvillimet e fundit në Afganistan dhe çështjen e migracionit.

21:09
E rrallë për ta! Astronautët kinezë, ecje në hapësirë për të riparime

Astronautët kineze provuan së fundi ecjen në hapësirë, në një lëvizje të rrallë për ta qëllimi i së cilës ishte rregullimi përfundimtar i krahut robotik të stacionit hapësinor Tiangong.

20:59
Operacion antidrogë në Tiranë/ 5 të arrestuar, mes tyre efektivi i forcave RENEA

Një efektiv i Forcave Speciale është ndaluar ditën e sotme pas operacionit antidrogë në Tiranë, ku synohej goditja e një grupi shpërndarësish.

20:55
“Do të fusë SHBA në krizë”/ Osama bin Laden kishte parashikuar paaftësinë e Joe Biden kur ndaloi që Al Kaeda ta vriste (fotot)

Ish-kreu i grupit terrorist Al Kaeda, Osama bin Laden para vdekjes së tij kishte ndaluar grupin e tij që të vriste Joe Biden pasi parashikonte se demokrati asokohe zv. president, do të bëhej një president i paaftë dhe do të fuste Shtetet e Bashkuara në krizë, nëse xhihadistët do të arrinin të elminonin Barack Obama.

20:41
Gjermania shpall Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut zona me rrezik të lartë: Të paktën 5 ditë karantinë për të pavaksinuarit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit.

20:24
Pushkë M16, helikopterë Black Hawk, avionë/ Super arsenali i SHBA në duart e talebanëve

Jo vetëm armë e municione, por edhe avionë, helikopterë e pajisje të tjera me një vlerë prej miliarda dollarësh: Arsenali i armëve me të cilat Shtetet e Bashkuara furnizonin ushtrinë afgane, është sot në duart e talebanëve, të cilët në mjaft raste nuk kanë as formimin e duhur për të shfrytëzuar siç duhet këtë pasuri.

20:15
Mrekullia e Equos Resort/ Zona e argëtimit dhe adrenalinës fare pranë Tiranës

Sezoni veror e gjen Shqipërinë me resortin më të madh argëtues në rajon siç është Equos.

20:14
Korea e Veriut ndalon me urdhër ‘diskutimin’ e rënies në peshë të Kim Jong Un (fotot)

Korea e Veriut duket se ka ndaluar së fundmi qytetarët e saj të diskutojnë për rënien në peshë të liderit Kim Jong Un duke urdheruar se “thashethemet janë akt reaksionar”.

20:11
Biden: SHBA po shqyrton vende të reja për të strehuar afganët! Jemi në kontakt të vazhdueshëm me talebanët

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dhënë detaje të reja në lidhje me evakuimet e vazhdueshme të amerikanëve dhe afganëve të pambrojtur ndërsa kaosi vijon në Afganistan.

20:10
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ KQZ kërkon verifikimin e rreth 5 mijë kandidatëve për kryetar komunash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon verifikimin e rreth 5 mijë kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

20:01
Afganët, strehim në Berat/ Po bëhen gati ambientet e një hoteli

Afganët të cilët do të strehohen në Berat duket se do të jenë më fatlumët pasi ata do të akomodohen në një hotel me 5 yje në qendër të qytetit. 

19:53
“Afganët, si shqiptarët dikur”/ A duhet të strehojmë afganët që po ikin nga regjimi taleban?

Afganët që ngjiten nëpër litarë në muret e aeroportit, dhe shqiptarët dikur, që ngjiten nëpër litarë në anije…

19:45
Afganëve do u ofrohet azil politik?/ Sapo të vijnë, aplikim për leje qëndrimi bazuar në konventën e Gjenevës

Mësohen detaje të reja nga përgatitjet e autoriteteve shqiptare në pritjen e afganëve në vendin tonë.

19:45
“I tregonin fqinjëve foton time”, rrëfimi tronditës i policit afgan që i shpëtoi vdekjes

Një grup afganësh mbërritën të sigurt në Itali me ndihmën e ushtrisë italiane së bashku me familjet e tyre, duke lënë pas një tmerr të cilit i druheshin që në momentin kur u njoftua tërheqja e ushtrisë amerikane.

19:39
Duke rregulluar flokët e buzët vesh më vesh: Talebanët gjakësor hutohen me ‘selfie’

Njoftimet e ekzekutimeve gjakësore, dhe përndjekjes së kundërshtarëve mbërrijnë nga pjesë të ndryshme të Afganistanit.

19:36
VIDEO/ Duke kërcyer me flamurin shqiptar, ylli i serialeve turke tregon me krenari origjinën e tij

Ylli i serialeve turke, Burak Yoruk, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij e madje shpesh herë ka treguar me krenari se ka prejardhje shqiptare, siç ka bërë edhe së fundmi.

19:34
SHISH po gjurmon gjyqtarët/ “Kush nuk ka kaluar në Vetting vijon korrupsionin”

Agjentët e SHISH në terren kanë mundur të sigurojnë informacione se gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar të pa përballur ende me Vettingun, vijojnë pa u ndalur aferat korruptive.

19:28
NATO ndërpret mbështetjen për autoritetet afgane

NATO njoftoi pezullimin e të gjithë mbështetjes për autoritetet afgane dhe bëri thirrje për “respektim të normave dhe standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare në të gjitha rrethanat”.

19:28
Nga Brexit dhe mungesa e emigracionit, Britania nuk ka gjela deti mjaftueshëm për Krishtlindje (fotot)

Industria po nxit qeverinë të zbusë rregullat e emigracionit për humbjes së një të gjashtës së punonjësve pas daljes së vendit nga BE.

18:59
Merkel “mban fort” Putinin: Kemi mosmarrëveshje, por duhet t’i zgjidhim!

Moska dhe Berlini duhet të përfshihen në dialog pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella mes tyre deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel teksa nisi takimin me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

18:47
Covid-horror! 1.000 arkivole shpërthejnë nga vapa

I kanë pagëzuar “arkivole zombie” që nga momenti kur rreth 1.000 arkëmortet në fjalë shpërthyen nga vapa duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin, pasi ishin lënë pa groposur në temperatura 48 gradë Celsius.

18:40
Merkel dëshiron të vazhdojë dialogun me Rusinë megjithë dallimet

Në takimin e saj me Presidentin rus Putin, Kancelarja Merkel bëri thirrje që dialogu të vazhdojë. Ajo tha se dëshiron të rigjallërojë bisedimet për Ukrainën.

18:21
Takimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria është gati të presë mijëra afganë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan.

18:09
Zjarret e frikshme në Var të Francës, turistja dhe 55-vjeçari s’u shpëtojnë dot flakëve

Dy persona vdiqën nga zjarri më i keq që Franca ka përjetuar këtë vit në zonën e Var. 

18:09
Apokalipsi po vjen? Reja përbindësh tmerron Ukrainën

E quajnë “shelf cloud” dhe ndonëse është vetëm një re, efektin e pati tmerrues.

18:02
Rrëzohet dhe vdes youtube-ri obez italian, i famshëm për ngrënien e sasive ‘monstruoze’ të ushqimit (fotot)

Omar Palermo, youtube-ri italian që kishte akumuluar më shumë se 500 000 ndjekës me videot e tij të ekzagjerimit me konsumin e ushqimit, ka vdekur pas një rrëzimi që kishte pësuar.

17:50
Polonia do të evakuojë 300 afganë që punuan me NATO -n

Polonia ka rënë dakord me NATO -n për të evakuuar 300 shtetas afganë që kanë punuar me organizatën në Afganistani.

17:43
Hazara, grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit, frika e tyre ndërsa talebanët kthehen në pushtet

Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit dhe si myslimanë shiitë, ata janë përballur prej kohësh me diskriminim dhe persekutim nga talebanët sunitë.

17:34
Peshkaqeni gjigant copëton balenën para turistëve të tmerruar në brigjet e SHBA (fotot)

Pamjet e rralla nga një kompani e gjuetisë së balenave tregonin momentet e vrazhda kur një peshkaqen gjigant u rrëmben atyre gjahun duke e ngrënë në copa të mëdha pranë brigjeve të Massachusetts, SHBA. Pak pas tij një tjetër peshkaqen i bardhë masiv afrohet për të marrë pjesën e tij nga kufoma.

17:33
Imazhi i saj u mbulua me bojë në Kabul/ Beatrix Ramosaj: Ndihem keq! Asnjë nuk do të zgjidhte të vdiste në ajër, po të mos dinte se…

Beatrix Ramosaj i ka dedikuar një shkrim situatës në Afganistan, ku vetë këngëtarja u bë protagoniste pasi imazhi i saj u mbulua me bojë, nga frika e talebanëve.

17:15
Drogë “çokollatë”/ Kapen në Igumenicë 50 kg kanabis, arrestohet shqiptari

Një sasi prej 50 kg kanabis u sekuestrua prej departamentit të anti-drogës së Epirit në vendin quajtur “Kthesa e Filatit”.

17:06
535 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID në 24 orë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga Durrësi

Nga 6173 testime kanë rezultuar pozitivë me covid në 24 orët e fundit 535 qytetarë.

17:05
Imazhet e pabesueshme të kuajve në kërcim, të arinjve polarë e syrit të insektit, fitojnë çmimet Muse të Fotografisë së Natyrës

Kuaj në vallëzim, arinj polarë duke u përkëdhelur dhe sy gjigandë insektesh të frikshme, ishin disa nga finalistët e kompeticionit të njohur të fotografive të natyrës MUSE 2021.

17:04
Rusia në luftë me zjarret, digjen 1,5 milionë hektarë tokë

Rusia vijon ende të luftojë me zjarret, ndërsa janë djegur 1,5 milionë hektarë në 128 vende në lindje të Rusisë.

16:49
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Përplasen dy makina, lëndohet 2-vjeçari

Një aksident ka  ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku ka mbetur i lënduar një 2-vjeçar.

16:43
Japonia në alarm para Lojërave Paralimpike në Tokio, 25.876 të infektuar me COVID në 24 orë

Japonia në prag të fillimit të Lojërave Paralimpike Tokio 2020 ka raportuar numër rekord të rasteve të reja me COVID në 245 orët e fundit.

16:40
Qytetarët dynden drejt Festës së Birrës e Malit të Tomorrit, policia shton kontrollet në rrugë

Festa e birrës në Korçë dhe Festa në Malin e Tomorrit kanë mbledhur mijëra qytetarë dhe turistë të huaj.

16:36
Erdoğan: Turqia është e gatshme për bisedime me talebanët nëse është e nevojshme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të zhvillojë bisedime me talebanët nëse është e nevojshme.

16:24
Kreu i pamëshirshëm i kartelit kolumbian arrestohet nga policia teksa martohej në kishë (fotot)

Këto janë momentet mund të shef mizor i kartelit kolumbian të drogave, i njohu si “Hanxhari”, arrestohet nga policë të guximshëm teksa shkëmbente premtimet e besnikërisë në dasmën e tij.

16:22
FOTOT/ Aktori i famshëm britanik në rolin e një gangsteri shqiptar

Aktori i njohur, Vinnie Jones do ta shihni në rolin e një gangsteri shqiptar me emrin Albi në sezonin e dytë të filmit  “Law and Order: Organized Crime”.

16:16
Shqiptarët pa pengesa në Mal të Zi! Pasaporta e vaksinimit nuk iu kërkohet shtetasve të rajonit

Zbatimi i masave të reja anti Covid në Malin e Zi nuk do të kërkohen të zbatohen nga shtetasit që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit.

15:55
Madonna feston 63-vjetorin me mega-party dhe kurorë gjigante në jug të Italisë (fotot)

E njohura si ‘Mbretëresha e Popit’ ka marrë më në fund kurorën e saj teksa ka festuar me stil ditëlindjen në Puglia të Italisë me familjen, miq të industrisë muzikore dhe me të dashurin 27 vjeçar.

15:49
Në Kosovë arrijnë vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja

Në Kosovë të premten arriti kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

15:44
Aksidenti me 6 të plagosur, bllokohet qarkullimi, policia devijon qarkullimin e mjeteve

Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak më parë në aksin Levan-Fier, ku mbetën të plagosur 6 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë është ngadalësuar qarkullimi i mjeteve.

15:32
Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Kosovë, 4 të vdekur dhe 2250 infektime në 24 orë

Sërish është regjistruar rekord rastesh të reja me Covid-19 në Kosovë.

15:25
Policia aksion në 24 orët e fundit/ Gjashtë në pranga, dy në kërkim, ja për çfarë akuzohen

Gjashtë persona janë vënë nën pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

15:20
Talibanët rrahin afganët në rrugë, ndalojnë flamurin kombëtar në Ditën e Pavarësisë (fotot)

Talibanët në Afganistan janë përpjekur shumë që shfaqin në fasadë të moderuar, që prej marshimit triumfues në Kabul në fund të javës që shkoi, pas braktisjes së vendit nga presidenti amerikan Joe Biden, shkruante sot britanikja DailyMail.

15:17
Plazh edhe në Shkumbin në Elbasan, alternativa tjetër për të kaluar ditët e nxehta

Një pamje e tillë e mrekullueshme nuk mund të lihet pa shfrytëzuar.

15:15
Fier, ndotje në ajër nga nafta/ Preken banorët e zonave ku janë edhe puset e nxjerrjes së naftës

Temperaturat e larta të kësaj vere të nxehtë kanë ndikuar në rritjen e ndotjes së ajrit nga mbetjet hidrokarbure në zonat naftëmbajtëse.

15:12
Aksident i rëndë/ Makinat luksoze përplasen kokë më kokë, dyshohet për 6 të plagosur, dy prej tyre rëndë (Pamjet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Levan.

15:11
Mali i Zi kërkon testin në kufi/ Rregullat e reja, njihen edhe certifikatat e vaksinimit

Nga e Shtuna e 21 Gushtit dhe deri me 10 Shtator, në Mal të Zi mund të kalohet vetëm me tampon negativ të 24 orëve të fundit, me pasaportën e vaksinimit apo me një vërtetim se gjatë kohëve të fundit jeni shëruar nga infektimi prej covid 19.

15:09
Radhë në kufi me Greqinë, shkak i vonesave kërkesa për t’i bërë testin e shpejtë çdo udhëtari

Radhë e gjatë në palën greke është krijuar në pikën kufitarë të Kapshticës.

15:07
Shtyhet nisja e shkollës, ministrja Kushi: Mësimi do të nisë më 27 shtator

Viti i ri shkollor do të nis në 27 shtator edhe pse në një dokument zyrtar të ministrisë së Arsimit ishte përcaktuar 13 shtatori si dita e parë e shkollës për vitin 2021-2022 por ministrja Evis Kushi njoftoi se ky proces u shty për të zgjatur mësimin plotësues.

15:01
Sekretari amerikan i shtetit falënderon Shqipërinë: Mirënjohës aleatit të NATO-s

Sekretari amerikan i shtetit Antony Bliken zhvilloi një telefonatë me kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar pas gatishmërinë e shprehur nga qeveria shqiptare në pritjen e afganëve.

14:54
Shtyhet debutim i Messit/ Ylli argjentinas është lënë edhe këtë javë jashtë grumbullimit

Tifozët e PSG dhe pjesa tjetër duhet të presin edhe një javë më tepër për të parë debutimin e Leo Messit me klubin e ri.

14:54
Riaktivizohen vatrat e zjarrit mbi tunelin e Kërrabës, forcave zjarrfikëse të Elbasanit u shkojnë në ndihmë edhe të Tiranës

Vatrat e zjarrit në Kërrabë janë aktivizuar sërish.

14:53
CR7, jashtë planeve të Juves/ Ylli portugez po kërkon që të largohet nga Torino

Ka bërë bujë ditën e sotme lajmi që Cristiano Ronaldo nuk është më në qendër të projektit juventin.

14:49
“Na vrisni këtu ku jemi”, gratë afganë sfidojnë vdekjen: Në rrugë me flamurin kombëtar!

Rrezikojnë jetën, por kjo nuk i ka penguar një grup grash në Afganistan të dilnin në protestë në rrugët e Kabulit me një flamur kombëtar 200 metra të gjatë.

14:46
Durrës/ Arrestohet 28-vjeçari që aksidentoi për vdekje të moshuarin, kapen edhe dy persona të tjerë për…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre shtetas, për disa vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 28-vjeçar, i cili duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor 72-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

14:29
Fotot/ 15 ditëshi i dytë i Gushtit, Plazhi i Spillesë i mbushur plot me turistë

Këto janë pamjet që vijnë sot nga plazhi i Spillesë, në Kavajë, një destinacion që shumica e qytetarëve të kryeqytetit, por jo vetëm zgjedhin që ta frekuentojnë.

14:27
7 miliardë tonë shi në Groenlandë, ekspertët: S’ka ndodhur kurrë!

Për të parën herë në histori, reshjet në majën më të lartë të Groenlandës, gati 3 km mbi nivelin e detit, nuk ishin bore, por shiu.

14:13
VIDEO/“Mezi marr frymë”, aktorja e njohur infektohet me COVID pavarësisht se është vaksinuar

Melissa Joan Hart ka rezultuar pozitive për Covid-19 pavarësisht se është vaksinuar. Aktorja 45-vjeçare ndau lajmin nëpërmjet një videoje në Instagram, duke thënë se mund të ishte infektuar nga një prej fëmijëve të saj.

14:07
Plagos me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 16-vjeçari në Sarandë

Një përplasje mes bashkëmoshatarësh, vetëm 16-vjeç, ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

14:07
Iu gjet kokainë dhe mbi 22 mijë euro, policia italiane i vë prangat banakieres shqiptare

Një shqiptare, e cila punonte si banakiere në Itali, ka rënë në prangat e policisë.

14:04
Dyfishohet numri i të vaksinuarve/ Në Kosovë mësimi fillon më 1 shtator

Përkundër rritjes së numrit të rasteve të infektimit me COVID-19 dhe shtrëngimit të masave kundër pandemisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po planifikon që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator. Ndërkohë që bënë të ditur se është dyfishuar numri i mësimdhënësve dhe nxënësve që janë vaksinuar.

13:57
Kosovë/ Frikë dhe dëshirë për fillimin e vitit të ri shkollor

Përgatitjeve të përvitshme të prindërve çdo fundverë, për vitin e ri shkollor të fëmijëve të tyre, këtë vit i është shtuar edhe brenga e rrezikut të infektimit me koronavirus.

13:41
Zelanda e Re zgjat kufizimet ndaj COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi se ndalesat e nivelit të katërt kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që po zbatohen në qytetin më të madh të vendit, Auckland, janë zgjatur deri më 23 gusht duke përfshirë gjithë vendin.

13:37
Talebanët: Në Afganistan do qeverisim sipas ligjit të Sheriatit! Ç’do të thotë kjo për gratë?

Talebanët thonë se do të qeverisin në Afganistan sipas Sheriatit, ose ligjit Islam. Grupi militant islamik ka marrë kontrollin e vendit që pas largimit të forcave amerikane dhe aleate.

13:33
A mundet që talebanët të përdorin ‘pajisjet biometrike’ për të identifikuar afganët që punuan me SHBA?

Ndërsa ishin në Afganistan, forcat amerikane mblodhën informacione të mëdha të të dhënave biometrike, pra gjurmë gishtërinjsh dhe skanime të retinës së syrit, nga afganët. Sistemi i të dhënave u përdor gjithashtu për të konfirmuar nëse dikush po punonte me ushtrinë amerikane apo jo.

13:29
Masat e reja anti Covid, “masakër” gjobash në Kosovë!

Vetëm në 24 orët e fundit, policia e Kosovës ndëshkoi me gjoba 722 qytetarë për mosrespektim të masave antiCovid, në kohën kur vendi po përballet me një hov të ri infektimesh.

13:19
KQZ nis procesin e verifikimit të mijëra kandidatëve për kryetar komunash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar disa institucioneve të Kosovës për të verifikuar nëse rreth 5 mijë kandidatët e subjekteve politike për zgjedhjet lokale, janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

13:17
“Filloi me ethe”, infektohen nga Covid-19 tre senatorë të vaksinuar amerikanë

Tre senatorë amerikanë se rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 pavarësisht se ishin të vaksinuar.

13:14
Më shumë se 73 mijë persona kërkuan shërim në spitalet e vendit në 2020-ën

Instituti i Statistikave në Shqipëri, ka njoftuar se në vitin 2020, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor spitalor është 7.353.296, mesatarisht 2,6 kontakte për person në vit.

13:11
Talebanët vrasin të afërmin e gazetarit të DW, kërkonin reporterin!

Luftëtarët talebanë qëlluan për vdekje të afërmin e një gazetari të DW të cilin po e kërkonin shtëpi më shtëpi, pa e ditur se ai vetë aktualisht ndodhet në Gjermani.

13:03
2000 dollarë për çdo të evakuuar, DASH heq dorë nga plani, plasin të shtënat në aeroport!

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ned Price u detyrua të njoftonte zmbrapsjen nga plani për t`i kërkuar çdo të evakuuari të paguajnë 2000 dollarë për fluturimin.

13:01
Bayerni po përgatitet të lëshojë dy lajme të mëdha për tifozët e skuadrës

Gjiganti bavarez Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme duke e fituar Superkupën e Gjermanisë para pak ditësh pasi e mposhti Borussia Dortmundin.

13:00
Festë dhe gjak, mijëra pelegrinë mësyjnë Qerbelanë në ditën e Ashures

Maskat ishin gjëja e fundit në mendjen e qindra mijëra pelegrinëve që u grumbulluan ne qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak në ditën e Ashures, një nga datat me të shënuara të kalendarit shiit.

12:59
Shtyrja e vitit shkollor, vjen reagimi i parë nga PD: Mësimi online, dështim! Do sjellë boshllëqe të tjera për nxënësit

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të shtyrë me dy javë nisjen e vitit të ri shkollor, nga 13 shtatori më 27 shtator ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike.

12:48
Britney Spears shpjegon arsyen pse poston shpesh foto topless

Këngëtarja Britney Spears ka postuar disa foto topless së fundmi në llogarinë e saj në Instagram. Shumë fansa, megjithëse mbështesin postimet e mëparshme të këngëtares, u shqetësuan me postimet e përsëritura topless, duke besuar se imazhet nuk po postohen nga vetë Britney.

12:48
Lezhë/ U shpenzuan 13 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet, sot lumi Drin kthehet në vend që depoziton plehra

Mbeturinat gjenden ngado në qytetin e Lezhës, por më shumë hidhen në lumin Drin që përshkon mes për mes qytetin dhe përroin e Grykë-Manatisë që e përshkon qytetin nga Manatia e deri sa derdhet në Lumin Drin.

12:42
Qentë rrugaçë ‘pushtojnë’ Lezhën, kanë kafshuar edhe kalimtarë

Sapo del nëpër rrugët e qytetit të Lezhës përveç trafikut tepër të rënduar të automjeteve dhe këmbësorëve për shkak të kthimit të emigrantëve për pushimet verore, janë tufat e qenve rrugaç që të shoqërojnë ngado.

12:41
Britney Spears akuzohet për dhunë ndaj punonjëses në shtëpinë e saj

Britney Spears është duke u hetuar, pasi një person nga stafi i shtëpisë së saj pretendoi se këngëtarja e kishte goditur.

12:29
Tërbohet Erdogan, Greqia “i ngec” Turqisë afganët: Këta tanët, t’i dërgojmë atje!

Greqia bëri të ditur se ka ndërmend t`i dërgojë në Turqi emigrantët afganë që mbërrijnë në tokën e saj, me pretendimin se vendi fqinj është një “parajsë e sigurtë për ta”.

12:28
Nuk priten reshje! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në fundjavë

Meteorologjia e Meteoalb, Adiola Bami ka bërë të ditur se moti në fundjavë do të jetë me temperatura mesatarisht të larta, ku termometri do të shënojë 36 gradë celsius.

12:24
Dita e ashures në Berat/ Bektashinjtë kujtojnë vrasjen e nipit të profetit Muhamed

Dhjetëra besimtarë bektashinj kanë kremtuar ditën e Ashures në qytetin e Beratit.

12:15
Flakët pushtojnë edhe Himarën, zjarri merr kodrën. Dje ra zjarr edhe në Radhimë

Vatrat e zjarrit kanë pushtuar qarqe të ndryshme të vendin duke nisur nga veriu në jug.

12:13
Do udhëtonin drejt një shteti tjetër me dokumente false, kapen në aeroportin e Prishtinës dy shqiptarë

Dy shqiptarë, që pritet të udhëtonin një tjetër shtet, janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve, janë prezantuar me një pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

12:07
Zbulohet data e koncertit të Ermal Metës në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë/ Ja linku ku mund të rezervoni vendet

Më 17 shtator në Tiranë ka festë. Më në fund këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

12:02
Elon Musk do të krijojë robotin që do zvogëlojë numrin e punëtorëve dhe kostot e pagave

Elon Musk, themeluesi dhe CEO i kompanisë Tesla, tha dje se ka në plan të krijojë një robot, të aftë për të kryer disa detyra.