Ligji për pagat/ VV: Po përgatiten listat dhe koeficientet për secilën pozitë

15/12/2021 01:57

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetet shoqërore ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Financave dhe Transfereve është duke i përgatitur listat me pozita, dhe koeficientet përkatës, për secilën pozitë.

Përcaktimi i pozitave dhe koeficienteve, sipas Vetëvendosjes, do të bëhet bazuar në kritere si vendi i punës – përshtatur nga rregullimi kushtetues dhe kriteret ligjore, natyra e punës – bazuar në kompleksitetin e punës, specifikat, rëndësinë, rrezikshmërinë, dhe nivelin e vendimmarrjes, si dhe kualifikimet – vitet e shkollimit, specializimet, certifikimet, licencimet dhe akreditimet tjera.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se Ligji për paga do të bëhet bazuar në parimet dhe kritere dhe jo në bazë të ujdive, interesave të ngushta, apo vizioneve afatshkurtra.

Grupi Punues pritet ta finalizojë draftin bashkë me listën përcjellëse edhe dy javë dhe aty thuhet se do të përfshihen të gjitha grupet e interesit dhe do të zhvillohen konsultimet publike në fillim të vitit 2022, pas të cilave në fillim të muajit mars do të procedohet ligji për aprovim në Qeveri, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

Top Channel