Policia e Torontos publikon videon e të dyshuarit për vrasjen e çiftit të miliarderëve kanadezë (fotot)

14/12/2021 21:05

Autoritetet në Toronto kanë kërkuar sot ndihmën e publikut në identifikimin e të dyshuarit në vrasjen e profilit të lartë të një çifti burrë e grua, milionerë kanadezë-hebrej, në vitin 2017.

75 vjeçari Barry Sherman dhe Honey Sherman, 70 vjeçe, u gjetën të mbytur në shtëpinë e tyre në Toronto në dhjetor 2017.

Policia vendase publikoi një regjistrim të shkurtër të një individi që ecte pranë shtëpisë së çiftit Sherman natën që ata u vranë.

Kjo pasi ky është i vetmi person i kapur në pamje që ata ende nuk kanë identifikuar.

Barry Sherman ishte një nga njerëzit më të pasur në Kanada, themelues i farmaceutikëve  Apotex.

Ai dhe gruaja ishin donatorë të njohur të grupeve hebreje, spitaleve euniversiteteve.

Çifti u gjetën të mbytur në shtëpinë e tyre më 15 dhjetor, të dy të veshur, pranë stolave të pishinës. Policia tha asokohe se nuk kishte asnjë shejë të hyrjes me dhunë në banesë.

Autopsia zbuloi se kishin vdekur nga presioni i një filli në qafë, ose të mbytur nga një material.

Sot krye-hetuesi Brandon Price, tha se individuali kishte hyrë në një “zonë të përcaktuar mirë pranë pronës së Sherman-ëve” natën e 13 dhjetorit 2017 – kur policia beson se ndodhën vrasjet e milionerëve.

Price tha: “Kemi këtë individ që hynë në një zonë të përcaktuar mirë … ai ka qenë aty për një periudhë të caktuar dhe më pas është larguar”.

“Ne nuk kemi gjetur qëllimin që një person të jetë aty, prandaj besojmë se veprimet e tij janë të dyshimta”.

I dyshuari besohet se është nga 1.70 deri në 1.90 i gjatë me një ecje të veçantë, por ata nuk mudn të përcaktonin gjininë, moshën  apo ngjyrën e lëkurës.

Prej atëherë policia ka kryer më shumë se 250 intervistime të viktimave, ka ndjekur 1,255 informacione të marra nga publiku dhe ka ekzekutuar 41 kontrolle.

Familja Sherman ka kritikuar hetimet e policisë dhe në 2018 ofronte C$10milionë shpërblim  për informacion mbi autorin, për të cilin policia tha sot se është ende në fuqi.

FOTO GALERI
1/3
Autoritetet në Toronto kanë kërkuar sot ndihmën e publikut në identifikimin e të dyshuarit në vrasjen e profilit të lartë

Top Channel