Një 25-vjeçar që e kishte përshtatur lokalin e tij në një ambient ku organizoheshin lojëra fati u arrestua këtë të mërkurë në Fier.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, gjetën dhe sekuestruan fisha pokeri dhe një kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Shtetasi me iniciale R.X. u arrestua dhe do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Lojërat e fatit janë të jashtëligjshme në vendin tone që prej vitit 2018, por duket se për shumë bizneseve nuk është e vështirë ta vazhdojnë këtë aktivitet.

Shpesh policia ka kapur persona të cilët në subjekte private në dhoma të fshehur larg syve të njerëzve, zhvillojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit si poker, lojëra me kompjuterë elektronikë dhe lojëra të tjera.

Top Channel