Më shumë se 800 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë në të gjithë botën.

Sipas autoriteteve shumica e viktimave janë të pavaksinuar ose në moshë të thyer. Gjithashtu më shumë amerikanë kanë humbur jetën gjatë 2021 sesa në 2020. Shqetësues mbetet fakti se numri i viktimave po rritet me ritme të shpejta.

Raportohet se 100 mijë vdekjet e fundit erdhën vetëm në 11 javët e fundit. SHBA numëron edhe një numër të lartë infektimesh. Të hënën numri total i rasteve me Covid-19 në SHBA arriti në 50 milionë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel