Ura e fshatit Llakatund, e cila lidh fshatrat e bashkisë së Selenicës, Picar, Lubonjë, Armen me njësinë administrative Shushicë sot gjendet në kushte kritike.

E ndërtuar në vitet ‘80, me një gjatësi 70 metër dhe me gjerësi 6 metër, kësaj ure sot i janë dëmtuar edhe këmbët. Duke shmangur urën dhe rrjedhimisht edhe rrezikun që u kanosen, banorët bëjnë cdo ditë 20 kilometër më shumë rrugë për të lëvizur nga dhe për në fshat.

Kjo urë e ndërtuar 40 vjet më parë nuk është mirëmbajtur kurrë thonë banorët e zonës. Kreu i njësisë administrative Bircë, Aliaj fajëson dhe erozionin për gjendjen e urës.

Ekziston një projekt për shtrimin e urës por jo për çështjen më urgjente që është ndërhyrja në këmbën e dëmtuar.

Top Channel