E diel, 22 Gusht 2021
19:52
Serbët eksplorojnë Shqipërinë/ Këtë verë kanë qenë të shumtë edhe boshnjakët e rumunët

Teksa gjatë verës njerëzit largohen nga Tirana drejt vendeve bregdetare apo malore për të pushuar, këtë sezon veror kryeqyteti është i mbushur nga turistët.

19:46
Pandemia, biznesi i papërgatitur/ 23% e sipërmarrjeve të anketuara: Punonjësit u përshtatën me punën nga shtëpia

Pandemia Covid-19 i gjeti kompanitë të papërgatitura duke bërë që shumë prej tyre të dërgonin në shtëpi punonjësit e tyre në pamundësi për të përballuar kostot.

19:41
Kabul, talebanët qëllojnë në ajër/ Përdorën edhe shkopinj gome për t’i vënë njerëzit në radhë jashtë aeroportit

Talibanët qëlluan në ajër dhe përdorën shkopinj gome për t’i bërë njerëzit të viheshin në radhë jashtë aeroportit të Kabulit të dielën, thanë dëshmitarët, një ditë pasi shtatë persona u vranë nga shtypja e njerëzve në hyrje të tij.

19:35
SHISH dhe Antiterrori, skanim afganëve që do të vijnë

Të gjithë afganët që do të vinë në Shqipëri,  pritet të kalojnë në skanerin e SHISH dhe antiterrorist shqiptarë.

19:28
Makina bie në kanal, 2 viktima/ Ngjarja në Marinzë, ishin punonjës të një kompanie sigurie private 

Dy punonjës të një kompanie sigurimi humbën jetën si pasojë e një aksidenti në zonën naftëmbajtëse të Marinzës.

19:20
Nainggolan drejton makinën i dehur, policia belge i heq lejen e drejtimit

Rikthimi në qytetin e tij të lindjes, Antwerp, nuk ka rezultuar aspak i mirë për Radja Nainggolan, pasi aventura nisi me një humbje në Europa League ndaj qipriotëve të Omonias.

19:07
Tragjike në Itali/ 36-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga “Porsche”, po kalonte vijat e bardha për të blerë ujë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një shqiptar i identifikuar si Gazment Bushi, 36 vjeç.

18:56
Shoferët ecin me shpejtësi deri në 170 km/h/ Ja sa gjoba u vendosën dhe sa patenta u hoqën gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet me radarë e dragera në akset kryesore të vendit, ku janë evidentuar shoferë që drejtonin mjetin me shpejtësi përtej normave të lejuara.

18:37
Hapin aeroportet, Bahrejni dhe Emiratet: Zona tranziti për refugjatët afganë!

Bahrejni ka vendosur të hapë aeroportet për fluturimet me të cilat po evakuohen njerëzit nga Afganistani, e të njëjtën gjë do të bëjnë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që u zotuan gjithashtu të strehojnë përkohësisht refugjatët afganë, teksa Shtetet e Bashkuara po përballen me hapësira të mbingarkuara me të evakuuar në Katar.

18:20
Mbani sytë nga qielli sonte, është nata e “Hënës Blu”

Të gjithë duhet të mbajnë sytë nga qielli mbrëmjen e sotme pasi është nata e hënës blu.

18:03
Aleancë “anti-SHBA”? Pekini i shtrin dorën talebanëve!

Pekini “mban kontakte dhe komunikim me talibanët” dhe synon të “luajë një rol konstruktiv në paqen dhe rindërtimin e Afganistanit”, tha një zyrtar i qeverisë kineze i cili përcolli shpresën se militantët e grupit ekstremist  do të ndërtonin një strukturë politike e cila të kontribuonte në paqen e qëndrueshme në Afganistan.

17:45
Sherr në parking në Vlorë/ Tentuan të vrisnin me mjet të mprehtë 29-vjecarin, arrestohen dy autorët

Një  sherr mes të rinjve ka ndodhur në një parking në lagjen “1 maji” në Vlorë, ku dy persona tentuan të vrisnin me mjet prerës një 29-vjeçar.

17:39
Arrestohet 38-vjeçari turk, dyshohet se hyri me pasaportë të falsifikuar. Vihen në pranga edhe 3 të tjerë për…

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale.

17:30
Pamjet/ Tym e flakë në një lokal në Elbasan, mbetet e paqartë si u përfshi nga zjarri

Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Elbasan.

17:16
Covid-19/ MSH: 1 humbje jete dhe 534 raste të reja nga 4262 testime të kryera në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 1 person ka humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 534 raste të reja nga 4262 testime të kryera.

17:14
Liga e Kampionëve për femra/ Shorti përball “Vllazninë” me “Juventusin”

“Vllaznia” do të përballet me “Juventusin” në turin tjetër të Ligës së Kampionëve për femra.

17:10
Festa e Birrës/ Policia e Korçës merr masat, paralajmëron se kanë informacion për personat që mund të kryejnë veprime të dhunshme

Në kuadër të Festës së Birrës në Korçë, Policia Rrugore ka marrë masat për të menaxhuar ngarkesën e trafikut për shkak të fluksit të madh të automjeteve në akset kryesore.

16:58
Këngëtari grek në Gjirokastër/ “Dropulli ndër vite”, ekspozita e rrallë e fotografit Jorgo Vaso i parapriu eventit

“Takimet muzikore të dy botëve” u rikthye në kalanë e Gjirokastrës në edicionin e XIV me ritmet e muzikës greke të Giannis Karalis dhe grupit të tij.

16:55
Nuk e besonte se virusi ekzistonte, Fero infektohet me Covid-19

Listës së personazheve të njohur që janë infektuar me Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero, i cili më parë nuk besonte se virusi ekzistonte.

16:52
Bregoviç, kënga e parë në shqip/ Bashkia e Korçës jep detaje për koncertin që mbyll Festën e Birrës sonte në qytet 

Sot në mbrëmje është nata e fundit e festivalit të Birrës në Korçë, ku do të këndojë edhe këngëtari serbo-kroat Goran Bregoviç, prania e të cilit prej ditësh ka ngjallur shumë debate në vend.

16:41
Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos, zjarri djeg një sasi nafte bruto

Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët.

16:28
Infektimet, Shkodra qyteti i dytë/ Në këtë rritje të rasteve kanë ndikuar dasmat, emigrantët, por edhe turistët

Dhe prej gati 1 jave Shkodra është vatra e dytë me problematike e Covid-19 me numrin më të lartë të infektimeve pas Tiranës.

16:14
Zjarret në vend, ja si është situata në 4 qarqe: Problematike vijon të jetë vatra në Majën e Zezë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në 4 qarqe të vendit.

16:03
Kosova regjistron 11 viktima dhe 1,682 raste me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 11 viktima me koronavirus.

15:52
Afganët në 2 baza ushtarake në Spanjë/ Presidenti Biden dhe kryeministri  Sanchez arrijnë marrëveshjen për refugjatët

Washingtoni dhe Madridi kane rene dakord që të shfrytëzojnë bazat ushtarake në Spanjë, për të dërguar atje afganët që kanë punuar për Qeverinë amerikane. Presidenti Joe Biden dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez biseduan për ketë çështje ne telefon.

15:34
Blair kundër Biden/ Ish kryeministri Britanik: Tërheqja nga Afganistani, vendim idiotesk

Pas pamjeve dramatike të shkaktuara nga tërheqja amerikane e trupave ushtarake, ish-kryemeinistri britanik Toni Bler, aleati  më i madh i Shteteve të Bashkuara kur 20 vjet më parë u vendos të ndërhyej ushtarakisht pas sulmeve të 11 Shtatorit, e ka thyer heshtjen, duke e cilësuar vendimin e presidentit aktual amerikan Xho Biden si një “vendim idotesk”.  

15:02
“Bereta Vishnje” Denis Deliu: Ju tregoj vrasjen e Feti Voglit, Shqipëria të marrë përkthyesit tanë afganë

Ekziston një perceptim i gabuar se misionet shqiptare në Afganistan kanë shërbyer vetëm si roje objektesh nën komandën turke apo italiane.

14:13
Aksident tragjik në Fier/ Makina bie në kanalin vaditës në Marinëz, dy viktimat

Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinëz, duke i shkaktuar vdekjen dy personave.

14:07
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorit, mijëra qytetarë kryejnë ritet

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorit vijon edhe ditën e sotme, ku rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota mblidhen në Teqenë e Kulmakut.

13:53
Rama për “The Sunday Times”: Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.

13:32
Identifikohen turistët e mbytur në Spille/Pushonin prej 6 vitesh në bregdetin shqiptar (Emrat+Fotot)

Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar janë identifikuar.

13:01
Stoltenberg: Me talebanët mjete diplomatike, po nuk zunë mend, ka dhe mënyrë tjetër!

Aleatët e Nato-s do të përdorin mjetet diplomatike për t`u siguruar që talebanët do t`i qëndrojnë zotimeve të tyre.

12:58
E rrallë në SHBA, ndalojnë për nevoja personale- fitojnë lotarinë 2 mln USD!

Teksa kalonin në Maryland, një familje amerikane ndaloi në një dyqan për të përdorur me shpejtësi tualetin, për të blerë ca sanduiçe e për t`u nisur menjëherë për rrugë.

12:46
Fundjava në Brataj/ Fshatin po e vizitojnë shumë pushues, emigrantët janë kthyer për të investuar

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë vende të qeta për të kaluar fundjavat larg zhurmave të qytetit.

12:41
Llixhat e Divjakës/ Vizitorët më të shumtë nga mosha e tretë, pretendohet shërimi i sëmundjeve të kockave

Parku Kombëtar Divjakë Karavasta është një nga zonat më të frekuentuara gjatë stinës së verës.

12:31
Vrasja e të riut, 10 të shoqëruar/ Policia dyshon se 25 vjeçari është qëlluar nga pasagjeri që ka pasur në makinë

Policia e Vlorës ka shoqëruar 10 persona në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku u gjet i ekzekutuar 25-vjeçari Xhuljano Bullarit, pak metra larg fshatit Babicë.

11:57
Video Ekskluzive/ Çfarë po bisedon Yuri Kim me emigrantin shqiptar në Londër?

Në këtë video ekskluzive siguruar nga Top Channel është fiksuar ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila po kthehej në Shqipëri përmes një aeroporti të Londrës.

11:29
Tre pushues mbyten në det/ Dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut në Spille dhe një 59-vjeçar në Velipojë

Kjo e dielë ka rezultuar tragjike për pushuesit pasi 2 të moshuar nga Maqedonia e Veriut janë mbytur në plazhin e Spillesë dhe një tjetër në plazhin e Velipojës.

11:17
Muzikë e hare! Dasmorët bllokojnë autostradën e Laçit, kërcejnë mbi makina në mes të rrugës

Zhurmat e burive të makinave ditëve të diela janë shtuar së fundmi pas heqjes së masave anticovid.

10:46
Pemë të shkulura e shtëpi të shkatërruara! Uragani Grace godet Meksikën lindore/ 8 të vdekur, shuhet familja 6 anëtarëshe

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë pasi Uragani Grace përshkoi Meksikën lindore, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje.

10:29
Me 25 mijë euro të padeklaruara drejt Greqisë, vihet nën hetim 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap me 24.980 euro të padeklaruara në Kapshticë.

10:23
Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, policia: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia e Beratit këshillon të gjithë qytetarët që janë nisur drejt Malit të Tomorit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.  

10:05
Me kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi iu gjet në makinë një sasi kanabisi.

10:02
Rrezikohet siguria e aviacionit në Kosovë/ Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi hapësirën e Aeroportit të Prishtinës

Aeroplanët e linjave të ndryshme janë sulmuar me rreze laseri në Lipjan duke rrezikuar sigurinë e aviacionit civil të Kosovës.

09:54
Situata me Covid, Tritan Shehu: “Kambanat” po bien, ndërsa Shqipëria rrokulliset drejt një katastrofe të re

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është shprehur ditën e sotme përmes një postimi se vendi ynë po shkon drejt një katastrofe të re me rritjen e infektimeve.

09:43
Aksident tragjik në Kosovë/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 18-vjeçari

Një 18-vjeçar me inicialet A.Z, ka humb jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan.

09:26
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit vatër infektimi/ Mijëra qytetarë ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa maska mbrojtëse

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit vijon edhe ditën e sotme, ku rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota mblidhen në Teqenë e Kulmakut.

09:12
Një javë nga pushtimi i Afganistanit prej talebanëve/ 7 të vdekur në turmat jashtë aeroportit të Kabulit

Shtatë qytetarë afganë kanë vdekur në turmat jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa njerëzit dëshpërimisht përpiqen të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët.

09:02
Ish-kryeministri Blair: E panevojshme tërheqja ushtarake nga Afganistani

Tony Blair, ish-kryeministër britanik, që ka çuar trupat ushtarake në luftë në Afganistan më 2001, e ka konsideruar tërheqjen ushtarake të Perëndimit nga ky shtet si “të rrezikshme” dhe “të panevojshme”.

07:55
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe temperatura deri 37 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

07:07
Shtëpia e Bardhë: 17 mijë të evakuuar nga Kabuli prej 14 gushtit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit ushtria amerikane ka evakuuar rreth 3,800 persona nga aeroporti i Kabulit si dhe 17,000 që nga 14 gushti, përpara se talibanët të hynin në kryeqytetin afgan. Shtëpia e Bardhë tha se gjithsej, që nga fundi i muajit korrik ishin evakuuar rreth 22,000 njerëz.

06:42
Ekspertët: Talibanët kërcënojnë sistematikisht gratë afgane

Ndërsa talebanët kanë marrë kontrollin e qeverisë afgane, gratë thonë se kanë frikë për të ardhmen e tyre. Shumë ekspertë janë skeptikë ndaj zotimeve të grupit islamik, se ata do të respektojnë të drejtat e grave. Presidenti Joe Biden tha të premten se nëse talebanët duan ndihmë dhe njohje, kjo do të varet nga mënyra se si ata i trajtojnë gratë dhe vajzat afgane.

06:26
Si të forconi kockat natyralisht/ Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim kryesor që ndikon jetën e përditshme.

05:57
Lajthitë e njoma dhe të freskëta/ Pse duhen patjetër për organizmin

A e sillni ndërmend fëmijërinë dhe shijen e mrekullueshme të lajthive të njoma? Ju kujtohet teksa mundoheshit t’i zhvishnit nga gjethet dhe me gur t’i çanit për të marrë frutin magjik?

05:30
Roli i mbipeshës tek sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit

Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme për shëndetin, madje mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së sklerozës tek njerëzit në moshë madhore. Ky është konkluzioni i një studimi të botuar në prill të këtij viti. Studimi u krye në Korenë e Jugut dhe në të morrën pjesë 473,000 njerëz mbi moshën 65 vjeçare.

05:05
Limonatë shtëpie/ Për rigjallërimin e organizmit

Një pije e lehtë, e freskët dhe mbi të gjitha fantastike e shëndetshme. Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës apo për të shoqëruar vaktet e drekës dhe darkës. Kjo pije e mrekullueshme është ideale për t’u përgatitur edhe në këto ditë festash, për të ëmbëlsuar më të dashurit dhe të afërmit me shijen e saj fantastike dhe të freskët. Me përbërës kryesor lëngun e limonit kjo pije fantastike përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet.

03:46
Elon Musk prezanton robotin humanoid

Kreu ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka prezantuar projektin për zhvillimin e një roboti humanoid, që do të debutojë në formë prototipi vitin e ardhshëm.

03:13
UNHCR: Evropa të ndihmojë refugjatët afganë për të shmangur krizën

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka thënë se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të mbërrijnë në Evropë, për sa kohë që u sigurohet shpejt ndihmë atyre që largohen nga vendi.

02:58
Covid-19/ EMA: Ende nuk është përcaktuar nëse nevojitet doza e tretë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se është ende duke vendosur nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë vaksine antiCOVID-19.

02:40
Protesta masive kundër masave anti-Covid në Australi, arrestohen 200 protestues

Qindra persona u arrestuan pas përplasjeve të dhunshme midis protestuesve kundër rregullave anti-Covid dhe policisë në dy qytetet më të mëdha të Australisë të shtunën, 21 gusht, teksa vendi regjistroi shifra rekord infektimesh.

02:19
Shpyllëzimi në Amazonë redukton reshjet e shiut

Shpyllëzimi i Amazonës duket se i redukton shirat më shumë nga sa pritej. Hipoteza është propozuar nga një studim ndërkombëtar i bërë nga Instituti i Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Torinos (Cnr-Isac), i botuar në revistën ”Global Change Biology”.

01:58
Qeveria Kurti plotëson vendimin për afganët që do të vinë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e pikës dy të vendimit të Qeverisë të datës 16.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

01:37
SHBA, shkon mbi 627 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Në SHBA ka shkuar mbi 627 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

01:21
Shkon mbi 4.91 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër Covid-19 ka tejkaluar shifrën 4.91 miliardë.

00:56
Cambuuri “kafshatë” e lehtë, PSV ngjitet në krye

PSV Eindhoveni e pati si shëtitje sfidën e shtëpisë me Cambuurin në kuadër të javës së dytë të Eredivisie.

00:45
Depay shpëton Barcelonën nga humbja në “San Mames”

Barcelona vuan shumë, megjithatë në fund ia del të marrë pikë në “San Mames”, përballë Athletic Bilbaos, që nëse do të kishte mundur të shënonte në minutat shtesë nuk do të vidhte asgjë në këtë sfidë të luajtur me ritëm të lartë. Përfundoi 1-1 në katedralen e skuadrës baske, e cila e nisi me vrull takimin, duke i mbyllur “blaugranat” në gjysmëfushën e tyre.

00:33
Rikthehet Liverpooli solid, tjetër fitore dhe portë e paprekur

Liverpool bind edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Burnleyt në “Anfield Road”, teksa këtë herë ishin Diogo Jota e Sadio Mane autorēt e golave me vlerë tre pikëshe.

00:22
Szoboszlai “pushton” Leipzigun, prezantohet me dopietë para fansave

Dominik Szoboszali lë gjurmë që në ndeshjen e parë para tifozëve të Leipzig, pasi ia doli të shënojë dy herë në fitoren me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Stuttgartit dhe bëri që fansat e klubit gjerman të bien menjëherë në dashuri me të.

E shtunë, 21 Gusht 2021
23:56
City shkatërron 5-0 Norwichin, Grealish gjen golin e parë me “Blue Sky”

Manchester City kthehet me prepotencë te fitorja pas tri humbjeve radhazi në ndeshjet zyrtare: kundër Chelsea-t në finalen e Championsit, ndaj Leicester City-t në Community Shield dhe në ndeshjen e parë të Premier League-s përballë Tottenhamit, të tria me të njëjtin rezultat 1-0.

23:44
Dortmundi “bie” ndaj Frieburgut, Wolfsburgu merr pikët e plota në Berlin

Frieburgu i shkakton humbjen e parë Borussias së Dortmundit në këtë sezon të Bundesligës. Verdhezinjtë u ndalën 2-1 në “Dreisamstadion”, ku vendësit kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me Grifon, duke kushtëzuar sjelljen taktike të skuadrave në fushë.

23:20
Ancelotti: Ronaldo çështje e mbyllur, kemi skuadër yjesh

“Cristiano Ronaldo tek Reali i Madridit? Është temë e mbyllur”. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti nuk e lë veten të shpërqendrohet nga merkatoja e futbollistëve, edhe kur flitet për një kthim të mundshëm të “yllit” portugez në “Bernabeu”. Ai mbetet i fokusuar te ndeshja kundër Levantes, në program këtë të diel.

22:52
Borrell: E pamundur të evakuohen të gjithë afganët që kanë bashkëpunuar me forcat e huaja

Shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell thotë se është e pamundur të evakuohen të gjithë afganët që kanë punuar me forcat e huaja deri më 31 gusht dhe shpreh keqardhje për faktin se masat e sigurisë amerikane në aeroportin e Kabulit po pengojnë biznesin.

22:45
Shkëndija e Tetovës prezanton sulmuesin e ri të krahut

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar këtë të shtunën nënshkrimin me Ardenis Shalën, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Trepçës ’89. Lojtari i lindur më 23 tetor të vitit 1998 gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate, Hajduk Split. Në vonë kaloi te akademia e Fenerbahçes, në Turqi.

22:27
Bashkia e Korçës/ Bregoviç hap koncertin me këngë shqip në ‘Festën e Birrës’

Nesër, këngëtari, Goran Bregoviç, ka zgjedhur të këndojë këngën “Kosovska” në gjuhën shqipe në Festën e Birrës në Korçë.

22:15
Qeveria e Kosovës merr vendimin: Përveç personave që kanë aplikuar për viza në SHBA, ja cilët grupe marrin mbrojtje të përkohshme

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të SHBA, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve.

21:55
“Benz-i” merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht 23-vjeçari

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në dalje të tunelit  Tiranë-Elbasan.

21:47
Lojtaret femra të Afganistanit në rrezik/ FIFA kërkesë për evakuimin emergjent të tyre

Organi drejtues botëror i futbollit, FIFA i ka shkruar një numri qeverish ku ka kërkuar evakuimin emergjent të lojtarëve femra nga Afganistani.

21:46
Gjarpri me zile përdor iluzionin zanor për të gënjyer trurin e njeriut – studimi (fotot)

Kërcitja kërcënuese e bishti të gjarprit me zile zbulohet se është shumë më e sofistikuar nga sa mendohej, pasi tingulli i saj krijon një iluzion zanor që bën të duket se gjarpri helmues është më afër kërcënimit nga sa gjendet në të vërtetë, thotë një studim i fundit.

21:37
E konfirmon Tare: Correa mund t’i bashkohet Interit, ai e dëshiron atë skuadër

Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare ka konfirmuar se sulmuesi Joaquin Correa dëshiron të largohet nga Lazio dhe ka mundësi t’i bashkohet Interit ndërsa lojtari e ka refuzuar Evertonin.

21:33
Shpyllëzimi në Amazonë redukton reshjet e shiut

Shpyllëzimi i Amazonës duket se i redukton shirat më shumë nga sa pritej.

21:23
Kabineti qeveritar në Iran do të fokusohet në pandemi dhe ekonomi

Presidenti i ri iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë se Qeveria e tij do të ketë prioritet luftën kundër koronavirusit.

21:13
Syla-presidentes Osmani: Anuloi zgjedhjet lokale për 6 muaj

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se duke e ndjerë dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve, edhe publikisht iu ka adresuar presidentes Vjosa Osmani që të anuloi zgjedhjet lokale.

21:11
45 vjeçarja britanike zhgënjehet nga i dashuri djaloshar egjiptian që i vodhi paratë, e quajti “plakë e shëndoshë”, por nuk hoqi dorë (fotot)

Kur britanikja Joanna Girling u nis për në Egjipt në qershor 2018 me ish-bashkëshortin e saj, mezi priste ditët me diell buzë detit.

21:03
Përplasen 3 makina në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë/ Plagosen tre persona, nisen për mjekim te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”.

20:55
Luan Morina fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Me dy fitore të shënuara, boksieri i ri, Luan Morina, u stolis me medaljen e bronztënë Kampionatin Evropian për kadetë (shkollarë), që u mbajt prej 10-21 gusht në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

20:45
Amerikanët këshillohen të mos nisen drejt Aeroportit të Kabulit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka lëshuar alarm për siguri, duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin rrugën drejt Aeroportit të Kabulit.

20:39
Elon Musk prezanton robotin humanoid Tesla: Inteligjenca artificiale do të kontrollojë njerëzimin

“Në të ardhmen, puna fizike do të jetë me zgjedhje. Nëse dëshiron ta bësh mund ta bësh, por nuk je i detyruar ta bësh”, tha në prezantim sipërmarrësi miliarder.

20:30
Ancelotti: Ronaldo çështje e mbyllur, kemi skuadër “yjesh”

“Cristiano Ronaldo tek Reali i Madridit? Është temë e mbyllur”. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti nuk e lë veten të shpërqendrohet nga merkatoja e futbollistëve, edhe kur flitet për një kthim të mundshëm të “yllit” portugez në “Bernabeu”. Ai mbetet i fokusuar te ndeshja kundër Levantes, në program këtë të diel.

20:22
Kabineti i Ebrahim Raisi-t: Një Grupim Jo-Popullor për një Mision të Pamundur

Shkruar nga Shahriar Kia

20:16
Von der Leyen: Bisedime, jo njohje e qeverisë talebane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi se po vazhdojnë bisedimet me talebanët, gjatë një vizite në një qendër pritjeje për punonjësit afganë të BE-së në Spanjë.

20:08
Fotot/ Bie zjarr në një fushë mbetjesh në Kavajë

Një zjarr ka rënë në një fushë mbetjesh pranë fshatit Qerret, në Kavajë.

19:44
Kosova fushatë në pandemi/ Ekspertët kërkojnë të shkurtohet koha për të mos shtuar infektimet

Fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë  zgjat 30 ditë. Ekspertët dhe shoqatat e pacientëve në vend apelojnë për një kohëzgjatje më të shkurtër të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për shkak të numrit të lartë të infektimeve

19:43
Hekurudha, rrezik për banorët/ Asnjë sinjalistikë sigurie në linjë nga Shqipëria në Malin e Zi

Linja hekurudhore Shqipëri – Mali i Zi, që shërben për transportin e mallrave dhe që kalon nëpër të gjitha zonat e Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, është kthyer në një rrezik për banoret e fshatrave, por edhe drejtuesit e trenave.

19:36
Shqipëria tërheq turistët arabë/ Shtohet numri i pushuesve nga vendet e Lindjes së Mesme

Operatorët turistikë kanë raportuar se këtë sezon veror turistët nga Lindja e Mesme dhe Egjipti kanë mbipopulluar Tiranën duke prenotuar të gjitha hotelet. Heqja e vizave, vendosja e linjave të drejtpërdrejta ajrore si dhe kufizimet e pakta të Covid-it e kanë kthyer Shqipërinë destinacionin kryesor turistik në Europë për këto shtete.

19:34
“U penduan që nuk u vaksinuan”/ Mjekët e familjes: Të vaksinuarit, e kalojnë shumë lehtë infektimin

“Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e muajit të hapur të vaksinimit, mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje që popullata të vaksinohet, pasi vaksina ul transmetueshmërinë e virusit, shmang hospitalizimin dhe nuk vë në rrezik jetën”.

19:14
“Alarm” i rremë për afganët/ U tha se mbërritën në Qytet Studenti, ja si qëndron e vërteta

Një grup qytetarësh të një kombësie tjetër, para godinës 24-25 në qytet studenti, krijuan dyshimet se ishin shtetas afganë dhe kishin mbërritur për strehim në Shqipëri.

18:41
‘Dalje familjare’/ Affleck e J. Lopez dalin për teatër në Hollywood me të gjithë fëmijët dhe mamanë e Ben (fotot)

Dyshja po punon për krijimin e një jete së bashku, që prej rindezjes së romancës së tyre disa muaj më parë.

18:37
IKShPK: Me vaksinim do ta kalojmë valën e re COVID-19 me më pak të sëmurë dhe viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel për respektim të masave dhe vaksinim, duke theksuar se nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të shtrimeve në spital, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

18:33
Fotoja preku gjithë botën/ Foshnja që u mor nga teli me gjemba bashkohet me familjen dhe janë të sigurtë

Foshnja që merrej nga një marins amerikan përtej gardhit me gjemba të aeroportit, e cila i jepej nga prindërit për t’i shpëtuar regjimit taleban, është bashkuar me familjen e saj.  

18:17
Ja çfarë mendon Tea për burrat afganë dhe kush e meriton të vijë në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka pranuar që për një afat të pacaktuar të strehojë disa mijëra afganë pas marrjes së Kabulit nga talibanët.