Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenarë në orën 10:00. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë që deputeti Vangjel Dule ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama.

Duke kërkon interpelancë në lidhje me bazën kushtetuese dhe ligjore, ku u mbështet akti i shembjes së kishës Orthodokse të Shën Thanasit në Dhërmi në bashkinë Himarë.

Gjithashtu pritet të miratohet marrëveshja për ekstradimet me Britaninë e Madhe.

Referuar kësaj marrëveshje shqiptarët e dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale mund të transferohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri me procedura më të thjeshta dhe të shpejta. Jo vetëm kaq, por shqiptarët në burgjet angleze mund të përfitojnë edhe ulje dënimi nëse transferohen në Shqipëri, në rastet kur Kodi Penal shqiptar parashikon një dënim më të ulët se sa ligji penal anglez për të njëjtën vepër penale konkrete.

Kështu parashikon marrëveshja e re mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për transferimin e personave të dënuar.

Marrëveshja ka nisur të shqyrtohet nga komisionet parlamentare, për t’u miratuar sot me disa ndryshime në seancë plenare.

Aktualisht mes Shqipërisë dhe Anglisë zbatohet një marrëveshje e vitit 2013 për transferimin e ndërsjellë të të dënuarve.

Palët kanë vendosur ta ndryshojnë këtë marrëveshje, për shkak të vështirësive për zbatimin e saj dhe ndryshimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Në Angli ka rreth 1 500 shqiptarë të dënuar. Ndërkaq, në burgjet shqiptare nuk ka më shumë se 100 vende të lira.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 33, datë 14.12.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i

ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 9.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule. (Neni 80 i

Kushtetutës, neni 96 Rregullore Kuvendi)

4. Seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 95 Rregullore Kuvendi)

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut,

për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe

nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së

Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar”.

(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për

miratim: absolute)

Pyetje

2

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues

në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21/1, pika 1

dhe neni 55 Rregullore Kuvendi)

Koha e votimit

8. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të

komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21, pika 1 dhe

neni 55 Rregullore Kuvendi)

Koha e votimit

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

Top Channel