Top Story/ Investigimi/ Inspektorët e veterinarisë në konflikt interesi, pjesë e biznesit farmaceutikë

16/12/2021 00:14

Do të ndalemi edhe njëherë në farmacinë në zonën e Saukut. Veç medikamentit për shpendët që rezultoi dimetritazol, fermeri kërkon trajtim për lopën. Zonja që shërbente telefonon dikë pasi me sa duket, ajo nuk është farmaciste.

Farmacistja -O Deto kam një klient këtu që ka një lopë që herë pas here i bëhet mastik te gjiri. Edhe ai do tashi ti bëjmë një gjilpërë. Gjiri e ka prish qumështin. Medikamenti që i ofrohet është biocilina. Ky medikament rezulton i regjistruar në listën zyrtare. Por, autorizimi është i jashtëligjshëm pasi nga verifikimi në faqen zyrtare të EMA-s nuk rezulton i certifikuar. Për më tepër, fermeri nuk mori asnjë këshillë mbi periudhën e pezullimit të tregtimit të produkteve, deri në shpërbërjen e antibiotikut. Kjo do të thotë, se mbetjet shkojnë te konsumatori.

“Në fakt një nga hallkat më të rëndësishme të medikamenteve është repsektimi i asaj që quhe karenca. Pra, koha e pezullimit të mishit apo produktet e tjera të kafshëve për konsum. Kjo në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Pasi ne sot kemi dy veterinerë që kryejnë shërbime, veterinerët e shtetit që injektojnë praparate te kafshët për llogari të tyre por kemi dhe privat që nuk konvergojnë hic me ata të shtetit” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.

“Ka një mungesë qartësie sa i përket aktiviteteve që ushtrojnë veterineri zyrtar dhe privat, duhen ndarë qartazi këto aktivitete. Me kafshët duhet të operojë vetëm privatë, ai mban përgjegjësi për mjekimin, monitorimin, trajtimin, librin e mjekimit kafshave deri në thertore dhe veterineri shtetëror bën monitorimin” u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.

Farmacisti Vlorë-Ka konflikt të thellë interesi, smund të lëshojë certifikatë veterineri zyrtar e ta kontrolloj po zyrtari. Përgjegjës i farmacisë së Saukut sipas informacioneve që kemi siguruar është një prej inspektorëve të Shërbimit Veterinar Shtetëror. Pra, personi që do të duhej të kontrollonte respektimin e rregullave, gjendet vetë me të tilla shkelje dhe konflikt interesi. Subjekti rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin e bashkëshortes si person fizik, me objekt veprimtarie shërbime veterinare dhe tregti me pakicë të aksesorëve veterinarë. Pra, nuk ka asnjë licencë për tregtim barnash dhe i gjithë aktiviteti është i jashtëligjshëm.

Fermeri -“Amoksicilinë është kjo. Strepto s’ke ëë…? Farmacistja-Dëgjo: Kjo është më e mira. Dëgjo tashi derisa të ka dhënë këtë ka 25 vjet mjek. Ai është më i miri i zonës Baldushkut edhe e di më mirë.

“Procedura duhet të funksionojë njësoj si te farmacitë humane, tërheqja e barit duhet me urdhër mjeku, me recetë dhe tërheqja me recetë te farmacia veterinare” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.

Top Channel