Hipokrizi mbretërore/ Princesha holandeze fton dhjetra miq në ditëlindje megjithë kufizimet e virusit që lejojnë vetëm katër (fotot)

16/12/2021 15:24

Familja mbretërore e Holandës ka kërkuar ndjesë sot pasi princesha e kurorës Amalia thirri 21 të ftuar, sipas tyre, në festën e ditëlindjens së saj të 18-të, edhe pse kufizimet rigoroze të qeverisë lejojnë vetmë grumbullime deri në katër persona.

Trashëgimtarja e fronit britanik kishte anulluar  festimet në dyer të mbyllura prej sëmundjes por kishte mbajtur një festë të minutës së fundit në kopshtet e pallatit, pranuan autoritetet.

Bija e madhe e mbretit Willem-Alexander pritej të kishte vetëm një festë private ditëlindjeje me familjarët por u kuptua tashmë se kjo ndodhi.

Ekspertët thanë se festa “nuk thyente rregulla konkrete” por eventi u vu nën kritika të ashpra ne nje kohe kur qytetarët e thjeshtë janë izoluar në shtëpi e në disa raste dhe nga puna prej masave të ashpra të kufizimeve.

Kufizimet e reja të distancës sociale janë vendosur arbitrarisht në të gjithë vendin duke përfshirë mbylljen herët të bareve e restoranteve, si dhe të dyqaneve “jo-esenciale”.

Edhe eventet e sportit profesionist janë mbyllur për publikun dhe shtëpive familjarë u është urdhëruar të mos presin më shumë se katër të ftuar.

Sipas të përditshmes vendase De Telegraaf, festa e princeshës u mbajt në pallatin Huis Ten Bosch në Hagë, një prej tre rezidencave të monarkut holandez.

Burimet e gazetës thonin se rreth 100 njerëz merrnin pjesë por familja mbretërore dhe qeveria thanë se ishin vetëm 21 të ftuar pasi “të tjerët nuk kishin ardhur”.

Festa është më e fundit e “gabimeve” të familjes mbretërore holandeze gjatë pandemisë.

De Telegraaf raportonte se disa muaj më parë familja mbretërore mori në dorëzim një jaht gjigant me vela në një kohë kur populli mezi përballon kostot e rritjes së çmimeve dhe shkurtimeve nga puna.

Incidentet kanë ulur ndjeshëm popullaritetin e familjes mbretëtore.

Princesha Amalia festoi ditëlindjen e 18-të në më 7 dhjetor dhe me këtë bëhet pjesë e Këshillit Shtetëror të Holandës, pas arritjes së moshës së rritur.

FOTO GALERI
1/6
Familja mbretërore e Holandës ka kërkuar ndjesë sot pasi princesha e kurorës Amalia thirri 21 të ftuar, sipas tyre, në festën e ditëlindjes

Top Channel