Fiorentina kalon me sukses provën në Kupë, në raundin pasardhës i pret një pretendente

15/12/2021 23:35

Fiorentina ia ka dalë të kalojë me sukses raundin e 1/16-tave në Kupën e Italisë, teksa në stadiumin e saj ka mposhtur me rezultatin 2-1 Beneventon.

Ekipi vjollcë ishte i pari që kaloi në avantazh teksa zhbllokoi shifrat në minutën e 19 falë një goli të mbrojtësit Milinkoviç, ndërsa në fraksionin e dytë të sfidës shënuan edhe njëherë tjetër falë rrjetës së Sottil në minutën e 47.

Megjithatë, miqtë provuan të rihapnin llogaritë e takimit duke qenë se katër minuta më pas ishte Moncini që ndëshkoi Fiorentinën. Gjithsesi, pas këtij episodi, vendasit ditën të menaxhonin më së miri avantzhin dhe ia dolën të ruanin fitoren duke marrë kualifikimin e dëshiruar.

Tashmë, në raundin e 1/8-tave, Fiorentina gjen përballë Napolin, një skuadër e cila konsiderohet si një nga ato që mund t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, ndërsa takimin do ta luajnë në fushën e të kaltërve.

Top Channel