Teksa ka ndarë me Monikën disa rrëfime shumë të ndjera, Meridiani është ndalur edhe tek lidhja 17-vjeçare me partneren e tij. 

Meridiani ka rrëfyer se ata duan shumë që të bëhen prindër por problemet e shumta shëndetësore dhe familjare nuk ia kanë mundësuar të ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm.

“Duam shumë të kemi një fëmijë por ne kemi 5 vite që endemi nëpër spitale. E ëma e partneres time u sëmur me tumor, u sëmur edhe vëllai i saj.

Vetëm një kurë e terapisë shkonte 8.500€. Vëllait tumori i kishte kapur venën kryesore. Vetëm unë e di çfarë kemi hequr dhe kur ne shtëpi flitet për halle se si më duket”,- tha ai.

Top Channel