Ditët e fundit shtëpinë e kanë “pushtuar” debatet dhe tonet e larta të zërit.

Për këtë arsye banorët kanë vendosur që këtë mbrëmje të diskutojnë për mënyrat se si mund të shmangen gjendje të tilla të shëmtuara.

Ata kanë këshilluar fillimisht Donaldin që të punojë me veten dhe të përpiqet që mosmarrëveshjet t’i sqaroje qetësisht dhe me argumenta.

“Duhet të tregosh fortësinë me argumenta jo me ulërima. Duhet të tregosh edukatën tënde edhe nëse tjetri nuk po sillet mirë”,- i tha Beniada.

Ndërkaq kishte edhe nga ata banorë që mbështetën faktin se secili ka karakterin e tij dhe se gjaknxehtësia nëpër diskutime është një tipar që nuk mund të ndërrohet kaq lehtësisht.

Top Channel